web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i keq për Asllanin, Interi arrin marrëveshjen me mesfushorin serb

31 Korrik 2023, 16:09, Sport CNA

Lajm i keq për Asllanin, Interi arrin marrëveshjen me mesfushorin serb

Interi ka arritur marrëveshjen për afrimin e radhës në merkato. Zikaltrit pritet të prezantojnë në orët e ardhshme, mesfushorin Lazar Samardzic.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Interi ka arritur marrëveshjen me Udinese, për transferimin e futbollistit 21-vjeçar.

Serbi do të transferohet te zikaltrit në formën e huazimit, me detyrim blerje në fund të sezonit, për 15 milionë euro. Gjithashtu Interi ka gati edhe kontratën 5-vjeçare, me 2 milionë euro në sezon.

Afrimi i Samardzic, shton konkurrencën te zikaltrit për mesfushën, repart ku luan edhe lojtari i Shqipërisë, Kristjan Asllani.





Lajmet e fundit nga