web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi-Egnatia, një gol vendos pjesën e parë

20 Prill 2024, 15:51, Sport CNA

Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 32-të. Kurbinasit kryesojnë 1-0 pas 45 minutave.

Fraksioni i parë i shkëlqyer nga kurbinasit, që kryesojnë falë golit të shënuar nga William Cordeiro Melo.

Braziliani shfrytëzoi në maksimum një krosim nga goditja e këndit, duke gjuajtur bukur me kokë, për ta ndalur topin në rrjetë në minutën e 24-t.

Përveç golit, bardhezinjtë e Cungut treguan gjithashtu paraqitje të shkëlqyer, me raste të mira për shënim.





Lajmet e fundit nga