Skënder Gega i jep fund dilemave, zbulon detajet e kontratës
Fitorja ndaj Laçit, në debutimin e trajnerit Skënder Gega,...

Përplasja mes Barcelonës dhe La Ligës është ndezur sërish, këtë herë për shkak të një konflikti të ashpër mbi regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor. Organizmi që drejton futbollin spanjoll ka akuzuar hapur klubin katalanas për manipulimin e bilanceve financiare për të anashkaluar rregullat e Fair Play Financiar, duke krijuar një situatë me pasoja të mëdha për të ardhmen e lojtarëve dhe të klubit.
Gjithçka nisi në fund të vitit 2024, kur Barcelona u përpoq të regjistronte në listën e lojtarëve të saj Dani Olmo dhe Pau Victor, të cilët deri atëherë kishin zënë vendin e lojtarëve të dëmtuar. Megjithatë, La Liga e ndaloi këtë operacion, duke pretenduar se Barcelona, për shkak të kufizimeve të Fair Play Financiar, nuk mund të regjistronte lojtarë të rinj.
Në përgjigje, klubi katalanas u përpoq të gjente një rrugë alternative duke përfshirë në bilanc rreth 100 milionë euro nga shitja e zonave VIP në stadiumin e rinovuar Camp Nou. La Liga e konsideroi këtë veprim si të pajustifikuar dhe refuzoi regjistrimin e lojtarëve.
Në këtë pikë, Barcelona iu drejtua një organi qeveritar, Këshillit të Lartë të Sportit, i cili miratoi regjistrimin e Olmo dhe Viktor, duke njohur të ardhurat e pretenduara nga shitja e zonave VIP si të ligjshme. Përballë këtij vendimi, La Liga u detyrua të pranonte përkohësisht regjistrimin e dy lojtarëve.
Por, historia nuk përfundoi këtu. Pas miratimit të regjistrimit të lojtarëve, La Liga nisi një rishikim të hollësishëm të bilanceve të Barcelonës, duke zbuluar se 100 milionë eurot e pretenduara nga klubi nuk figuronin realisht në llogaritë financiare. Për këtë arsye, La Liga vendosi të ulë kufirin e pagave për skuadrën e Barcelonës, duke ndaluar mundësinë e regjistrimit të mëtejshëm të lojtarëve të rinj.
Si rezultat, regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Viktor është bërë sërish i pasigurt, dhe La Liga ka kërcënuar me pezullimin e tyre deri në fund të sezonit.
Akuzat e rënda nga La Liga shkaktuan një reagim të ashpër nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili hodhi poshtë pretendimet e organizmit që drejton futbollin spanjoll, duke e akuzuar atë për përndjekje politike ndaj klubit katalanas.
“Do t’i përgjigjemi La Ligës në mënyrë të ashpër! Nuk mund të na mposhtin në fushë, kështu që po përpiqen të na dëmtojnë jashtë saj. La Liga e kishte miratuar regjistrimin e Pau Viktor dhe Dani Olmo dhe tani ka ndryshuar mendje? Kjo tregon që ata kanë bërë një punë të keqe kur e pranuan atë fillimisht. La Liga del me këtë deklaratë para një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo ndaj Atletico Madrid në Kupë. Sa e çuditshme! Kjo është një përpjekje për të na dëmtuar në momentet kyçe të sezonit”, deklaroi Laporta.
Përplasja mes Barcelonës dhe La Ligës mund të ketë pasoja serioze për klubin katalanas. Nëse vendimi për uljen e kufirit të pagave nuk ndryshon, atëherë Barcelona nuk do të mund të regjistrojë lojtarë të rinj në verë, duke vështirësuar edhe më shumë planet e saj për merkaton dhe konkurrencën në nivelin më të lartë.
Fitorja ndaj Laçit, në debutimin e trajnerit Skënder Gega,...
Nëse ka diçka të sigurt për Cristiano Ronaldon, është se a...
Taulant Seferi ka treguar një formë të shkëlqyer në Turqi,...
Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme...
Mungesa e Mirlind Dakut në ndeshjen e fundit të Rubin Kaza...
Bayer Leverkusen pësoi një eliminim të papritur në Kupën e...
Dinamo do të përballet këtë të mërkurë me Vllazninë në nde...
Real Madrid u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit, pa...
Arsenal triumfoi 2-1 ndaj Fulham, duke vazhduar garën për ...
Arminia Bielefeld ka bërë surprizën e madhe. Skuadra e kat...
Kristjan Asllani pritet të jetë një nga emrat më të përfol...
Tirana, ekipi më i titulluar në historinë e futbollit shqi...
Me një largim të mundshëm të Vlahovic në verë, drejtuesit ...
Në Korçë ka filluar numërimi mbrapsht. Tifozë të shumtë të...
Ardon Jashari është një nga lojtarët më të spikatur te Clu...
Milani po përgatitet për një revolucion të madh dhe ndrysh...
Gazetari Felix Gorner ka zbuluar detaje nga gjendja e ish-...
Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, foli për media...
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacio...
Elseid Hysaj u rikthye titullar te Lazio, pas më shumë se ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...