Përzgjidhen formacioni dhe goli më i bukur në Superiore
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacio...

Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, foli për mediat pas shortit të Kampionatit Europian, ku Shqipëria njohu kundërshtarët në Grupin A. Kuqezinjtë do të përballen me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, ndërsa trajneri Tedesco vlerësoi nivelin e lartë të skuadrave pjesëmarrëse, duke theksuar se çdo kundërshtar në grup do të ishte një sfidë e vështirë.
Gjithashtu, ai shprehu krenarinë për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë turne dhe theksoi se ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje. Trajneri i Kombëtares U-17 foli edhe për rëndësinë e identitetit të skuadrës dhe objektivat e zhvillimit të lojtarëve në këtë kompeticion elitar.
Shorti? – Folëm më parë edhe me kolegët për këtë çështje. Të gjithë rivalët në grup janë mjaft të fortë. Cilido ekip të kishte qenë kundërshtari ynë në grup, do të ishte e vështirë, sepse janë 7 skuadra të forta që vijnë nga federata që investojnë shumë te futbolli i të rinjve.
Përballja me Italinë? – Si italian që jam, do të kishte qenë diçka e bukur që të kishim përballë Italinë, por në këtë fazë ku jemi, të gjitha skuadrat janë të mëdha dhe do të kemi sfida të bukura përpara. Unë jam këtu për të përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe mbaj një peshë përgjegjësie për ta përfaqësuar sa më mirë këtë vend, si në aspektin futbollistik, por edhe në esencën e turneut.
Kë do të dëshironit të kishit përballë nga Grupi B? – Nëse duhet të zgjedh një skuadër, unë do të them Italinë. Ky është një event unik, jam i kënaqur dhe krenar që përfaqësoj Shqipërinë dhe jam i sigurt që të gjithë lojtarët do të japin maksimumin. Ata do të futen në fushë për të bërë më të mirën dhe për të përfaqësuar kombin.
Çfarë duhet të kenë parasysh lojtarët në Kampionatin Europian? – Është shumë e rëndësishme që të vlerësojnë përfaqësimin që kemi në raste të tilla. Në futbollin e të rinjve, përfaqësimi dhe mënyra si performon në fushë është ajo që vlerësohet, jo rezultati. Nuk do të jetë e vështirë për t’i motivuar lojtarët, sepse do të jenë shumë krenarë që do të futen në fushë për të përfaqësuar vendin e tyre. Duhet të kemi një lloj identiteti, në mënyrë që ata që na shikojnë nga jashtë të vërejnë rritjen e kësaj skuadre. Futbollistët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion, në vazhdim do të kenë një lloj ngritjeje profesionale dhe duhet të jenë krenarë për investimin që është bërë nga ana e Federatës.
Organika e lojtarëve në Europian? – Në këtë aspekt jam shumë i lumtur, sepse kam pasur mundësinë të kem shumë lojtarë në vëzhgim. Do të zgjedhim ata që janë më të mirët, jo vetëm për këtë kompeticion, por edhe për të ardhmen e grupmoshave të tjera pas U-17. Kur flasim për të rinjtë, është shumë e lehtë të gabosh, sepse në 6 muaj ose në një vit mund të ketë një evolucion të madh te një lojtar. Është shumë ndryshe nga ajo që mund të shikosh momentalisht. Së bashku me stafin dhe Drejtorin Teknik, do të mundohemi të bëjmë zgjedhjet e duhura për lojtarët që do të jenë edhe në të ardhmen pjesë e ekipit, por që do të jenë edhe në kushtet më të mira fizike dhe futbollistike për këtë kompeticion.
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacio...
Elseid Hysaj u rikthye titullar te Lazio, pas më shumë se ...
Java që lamë pas ishte shumë e suksesshme për Myrto Uzunin...
Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, ...
Këtë të hënë u luajtën dy ndeshjet e fundit, të vlefshme p...
Elbasani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës, në sfidën...
Këtë të hënë u hodh shorti për Europianin U-17 që do të mb...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Elbasanit, në minutën e ...
Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme ...
Tifozët e Borussia Dortmund janë gati për spektaklin e rad...
Napoli triumfoi 2-1 ndaj Milan-it, në supersfidën e javës ...
Sot në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 19:00, do të hidhet...
Pas angazhimit me ekipin Kombëtar, futbollistët kuqezi jan...
Real Madrid mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj ...
Drilon Hazrollaj do të vazhdojë karrierën në Rumani. Talen...
Besiktas regjistroi një fitore të madhe në derbin e Stambo...
Trajneri Skënder Gega është gati për debutimin e tij në st...
Trajneri Igor Tudor debutoi me fitore në stolin e Juventus...
Diant Ramaj mund të jetë risia e trajnerit Silvinjo për nd...
Atletico Madrid bëri një hap fals në garën për titullin. M...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...