Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Kon

Shumë zhurmë për shumë zhvillime. Kështu mund të përmblidhet shkurtimisht situata në klubin e Partizanit. Sot u përfol për një largim të mundshëm të drejtorit sportiv, Elton Marini. Per mediat, ai e mohoi një fakt të tillë. Madje shkoi dhe më larg duke treguar se ka një kontratë 3-vjeçare me klubin e Partizanit. Deri këtu gjithçka është në rregull. Një ekip kampion me një drejtor si Marini që ka dhënë kontributin e vet në arritjen e objektivave. Megjithatë e vërteta duket se qëndron ndryshe.
"Newsport" mësuar se kontrata e Elton Marinit ka përfunduar. Burime të besueshme tregojnë se drejtuesit ende nuk kanë vendosur për të vijuar bashkëpunimin. Presidenti Gaz Demi e tha hapur se nuk i ka pëlqyer fakti se fitoi një titull me pikë të barabarta. Një deklaratë që u duk e drejtëpërdrejtë, por nëpër të ka shumë të pashkruara e të pathëna. Drejtuesit kërkojnë ta çojnë klubin në një standart tjetër. Një organikë e plotësuar dhe me rivalë që dukshëm kishin probleme në skuadër, nuk mund të pretendohet apo diskutohet më titulli kampion.
Kësisoj, me shumë mundësi rolin e drejtorit sportiv do ta marrë një emër i njohur i futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për Arbër Abilaliajn, ish sulmuesin e Partizanit që e njeh mirë ambientin e kuq, por edhe Superligën tonë. Vitet e fundit ka dhënë kontributin e vet në rolin e scoutit, duke piketuar apo gjetur lojtarë që i kanë shërbyer 17 herë kampionëve të Shqipërisë. Puna e tij dhe vizioni për futbollin duken se kanë lënë shije të mirë te drejtuesit që mund të zgjedhin t’i japin një post të rëndësishëm siç është drejtori sportiv.
Në gjithë këtë histori, delikate është çështja e trajnerit. Giovanni Colella ishte afrim ekskluziv i Elton Marinit. Mirëpo me largimin e drejtorit sportiv, situata mund të ndryshojë edhe për italianin. Ç’është e vërteta futbolli i prodhuar nga Colella i ka pëlqyer drejtuesve, por jo rezultatet. Herë pas here, Partizani ka çaluar për shkak të gabimeve në zëvendësime apo te formacioni që nuk ishte asnjëherë stabël. Këto dy fakte që mund të riparohen me kohën, mirëpo fjalën e fundit do ta thonë drejtuesit bashkë me Abilaliajn që në “Rubrikën Sportive” ka folur me superlativa për italianin.
Partizani arriti titullin kampion, por ndryshimet në organigramë janë të padiskutueshme. Brenda javës së ardhshme do të ketë një mbledhje në klubin kampion në nivel drejtuesësh për të vendosur pikat mbi “i”. Pritet të bëhet një analizë e detajuar për të gjithë sezonin. Gjithashtu mësohet se Marini do të mbetet sërish pjesë e klubit si menaxher i përgjithshëm, gjithmonë nëse do të jetë dakord. Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare. Brenda fillimit të javës së ardhshme do të marrë përgjigje çdo dilemë në klubin e Partizanit, për të nisur më pas nga përgatitjet për Europën.
Ditën e sotme do të luhet finalja e “play off”-it për “Abi...
Anis Mehmeti është një nga lojtarët e grumbulluar nga Sylv...
Futbollisti i Boca Juniors, Sebastian Villa (23) rrahu të ...
Karim Benzema nuk është më një futbollist i Realit të Madrid...
Elton Marini me shumë mundësi nuk do të jetë më drejtor i Pa...
Kapiteni i Manchester City-t ka vendosur largimin nga Premie...
Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për shtyp dit...
Benzhamë Pavar është gjithmonë e më tepër i bindur për t’u l...
Një 17-vjeçar nga India ka mposhtur në shah numrin 1 të bo...
Interi e ka mbyllur këtë kampionat në mënyrë mjaft të mirë...
Tashmë është zyrtare, Eden Hazard do të largohet nga Reali...
Zlatan Ibrahimoviç i jep fund karrierës së tij me Milanin....
Pep Guardiola fiton trofe si askush tjetër. Kjo është sigu...
Epoka e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka përfunduar...
Dinamo arriti të siguronte rikthimin në elitën e futbollit s...
Manchester City triumfon ndaj Manchester United në finalen e...
Egnatia ka nisur të përforcojë skuadrën për pjesmarrjen në E...
Sokol Cikalleshi e ka mbyllur aventurën e tij në Arabi, te...
Duke filluar nga ora 16:00 në Manchester do të luhet derbi...
Marco Asensio do të largohet nga Real Madrid dhe tashmë ësht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...