web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konkurrenti i Kumbullës largohet, Roma shet mbrojtësin në Arabinë Saudite

7 Gusht 2023, 13:05, Sport CNA

Konkurrenti i Kumbullës largohet, Roma shet mbrojtësin në

Tashmë është e kryer, Roma do të shesë një prej titullarëve të ekipit drejt Arabisë Saudite. Mbrojtësi i verdhekuqve Roger Ibanez do të largohet nga Serie A për të vazhduar karrierën jashtë Europës.

Skuadra e ardhshme e lojtarit 24-vjeçar do të jetë Al-Ahli. Gjigantët e Arabisë Saudite kanë gjetur tashmë një marrëveshje me Romën për mbrojtësin dhe në arkat e klubit verdhekuq do të shkojnë 25 milionë euro plus 10 bonuse.

Roger Ibanez do të firmosë ditët e ardhshme një kontratë me Al-Ahli për 3 vite me një pagë vjetore prej 10 milionë euro. Me largimin e mbrojtësit brazilian, Marash Kumbulla tashmë ka shansin të fitojë një vend titullari në formacionin e Jose Mourinho.





Lajmet e fundit nga