Zyrtare - Silvinjo rinovon kontratën me FSHF-në/ Në Shqipëri, deri në dhjetor 2025
Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajne...

Loja e shahut është kthyer në një nga sportet që po merr zhvillim në qytetin e Pogradecit, ku krahas të gjitha sporteve të tjera, ky mbetet "sporti i mendjes" duke patur një rëndësi mjaft të madhe për të rinjtë. Për të disatin vit rrëdhazi në qytetin liqenor u zhvillua Kampionati Amator i Shahut, me pjesëmarrjen e 15 të rinjve dhe ajo çka u vu re, ishte edhe pjesëmarrja e fëmijëve të vegjël. Këto grupmosha ndonëse të ndryshme por për një qëllim të vetëm, janë përballur për të fituar kupën e këtij eventi.
Çmimin e parë arriti ta merrte Ermal Rakipllari i cili prej 3 vitesh i është përkushtuar plotësisht këtij sporti. Ndonëse sipas tij pasioni për shahun ka nisur vonë, sërish mbetet një nga sportet më të bukura. Aftësitë e tij në lojë sa vjen e përmirësohen, duke marrë parasysh edhe leksionet që ka marrë gjatë kësaj kohe, ndërsa thotë se ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera në Pogradec e në kryeqytet.
"Kam rreth 2-3 vjet që i jam përkushtuar shahut definitivisht. Zanafilla ka filluar thjesht duke bërë lëvizjet, nuk dija të luaja shah. Më pas iu përkushtova pak më shumë, me disa leksione, mësime e skema dhe jam përmirësuar besoj. Ka vend akoma për përmirësim, gabime bëj shumë por loja e shahut është sport i mendjes. Më bëhet shumë qejfi që pashë fëmijë të vegjël, ishin lojtarë të fortë, sepse për ta është sport i dobishëm dhe i nevojshëm. Vjet mora pjesë kur u bë për herë të parë, gjithashtu edhe në Tiranë kam shkuar dy herë. Jam shumë i lumtur, fitoren ja dedikoj djalit tim të vogël Jonit."
Stefi Thëngjilli eshtë fituesi i vendit të dytë në këtë kampionat amator të lojës së shahut. Ai sapo ka mbaruar klasën e 9-të por është një nga ata shahistë të rinj që e ka nisur pasionin për lojën që në moshë të hershme. Ka qenë babai i tij ndihmesa e parë, e më pas aftësitë për lëvizjet e duhura i fitoi gjatë praktikës online. Për Stefin, neglizhenca e të rinjve ndaj shahut është shumë e madhe, e për këtë arsye ai u bën thirrje që të afrohen pranë këtij sporti pasi është një dritare në jetë.
"Kam mbaruar klasën e 9-të. Ky është viti i dytë që marr pjesë në turneun e shahut. Herën e parë u eleminova që në turin e parë por këtë rradhë arrita të shkoj deri në finale. Dua të falenderoj organizatorët e turneut dhe gjithë lojtarët që morën pjesë dhe shpresoj gjithnjë për më shumë në shah. Kam shfaqur dëshirë për ta mësuar lojën e shahut që në moshën 9 vjeçare. Si fillim më ka mësuar babi lëvizjen e figurave dhe më pas nëpërmjet internetit kam mësuar hapat e ndryshëm dhe jam praktikuar online. Për shahun nuk ka fare interes nga moshatarët. Mua nuk më duket sport i vështirë sepse kushdo në moshë të re mund ta mësojë, por më duket neglizhim. Ju bëj thirrje moshatarëve të mi që të fillojnë të mësojnë lojën e shahut sa janë në kohë sepse është një dritare në jetë e një sport shumë i rëndësishëm."
Kleo Ismaili është shahisti më i vogël që mori pjesë në këtë kampionat amator. 13 vjeçari ka arritur vendin e 4-rt në këtë herë të parë që merrte pjesë në një kampionat të tillë. Gjyshi i tij e ka mësuar të luajë shah që kur Kleo ishte vetëm 4 vjeç, ndërsa pasioni i madh për këtë sport, ka bërë që ai të mos shkëputet gjatë këtyre viteve prej tij. Shahisti më i ri i kampionatit ka treguar se po rritet pëlqyeshmëria ndaj lojës së shahut ndërsa ndihet optimist që kjo lojë po përhapet edhe nëpër shkolla.
"Është hera e parë që marr pjesë në Pogradec. Më ka mësuar gjyshi, që në moshën 4 vjeçare. Për shkak të disa gabimeve të vogla nuk vazhdova dot më tej por e rëndësishme është që mora pjesë. Në fakt ishte pak e vështirë sepse ata kanë më shumë eksperiencë, pavarësisht se e kam mësuar herët shahun jam ende i ri. Me kalimin e kohës mbase do të jem akoma më mirë e do luftoj më shumë. Gjithnjë e më shumë, më shumë veta po mësojnë shah, po përhapet si sport e po bëhet më i populluar në qytetin tonë të Pogradecit. Nuk ka qenë kështu por sa vjen e po përmirësohet, po dalin më shumë shahista të rinj e po përhapet edhe nëpër shkolla."
Në këtë edicion të kampionatit amator të shahut, vendi i parë u fitua nga Ermal Rakipllari, vendi i dytë nga Stefi Thëngjilli, ndërsa vendi i tretë nga Stefan Naço. Kampionati i shahut është një event që tashmë ka hyrë në kalendarin e përgjithshëm për aktivitetët në Pogradec. Me kalimin e viteve duket se ky sport ka pësuar një zbehje, ndonëse dikur ka qenë një ndër traditat e qytetit liqenor, megjithatë së fundmi ka një iniciativë konkrete për rikthim të këtij sporti në lartësinë e duhur./ CNA
Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajne...
Ndërsa numërojmë mbrapsht për fillimin e Lojërave Olimpike...
Është ende i ri dhe shumëkush ka dyshuar tek ai. Gjit...
Xherdan Shaqiri ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Zvi...
Ditën e sotme në ambientet e sallës së konferencave në “Sh...
Dhjetë skuadrat e Superiores zbuluan këtë të hënë kalendar...
Në ambientet e FSHF, u hodh këtë të hënë, shorti për kalen...
Java e dytë e Superiores, premton spektakël. Në shortin e ...
Në ambentet e FSHF-së u hodh këtë të hënë shorti për kalen...
Argjentina fitoi Kupën e Amerikës, për herë të dytë radhaz...
Spanja ia doli të fitojë Europianin e vitit 2024, por përv...
Festë, gëzim, lot dhe zhgënjim! Finalja e Europianit, mes ...
Flamurtari ka zgjedhur trajnerin e ri, që do t'i drejtojë ...
Mund të duket e çuditshme, por “Këpuca e Artë” e Europiani...
Pas fitimit të Europianit nga Spanja, u dhanë edhe çmimet ...
Spanja është zyrtarisht kampione e Europës. Iberikët trium...
Është vendosur baraspesha në finalen e Europianit, mes Spa...
Spanja e ka nisur me gol pjesën e dytë të finales së Europ...
Nuk prodhoi fitues dhe as gola pjesa e parë në finalen e E...
Spanja i ka mahnitur të gjithë në këtë Europian, ndërsa ta...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...