Nga Elbasani te goli ndaj… Interit, rrëfehet Kristjan Asllani: Uesli Shnajder heroi im, nuk e di pse
Ylli i Interit dhe i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani,...
Fulvio Pea është Drejtori i ri Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit! Italiani i mirënjohur në botën e futbollit është prezantuar në këtë post dhe ka nisur menjëherë nga puna. Pea është një emër i njohur me një eksperiencë të madhe në punën me futbollin e moshave në shumë klube të mëdha italiane dhe të huaja, teksa ka punuar për një kohë të gjatë edhe në sektorin teknik dhe ka një përvojë goxha të pasur.
Pas prezantimit me stafin dhe të gjitha strukturat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea ka dhënë një intervistë për "Fshf.org" ku ka folur fillimisht për karrierën dhe ka treguar rrugëtimin e tij në botën e futbollit, veçanërisht në rolin e trajnerit dhe përgjegjësit të sektorit teknik.
“Si futbollist unë jam tërhequr shpejt nga futbolli i luajtur, sepse e kuptova që nuk do të kisha shumë të ardhme dhe nuk do të arrija të realizoja dot ëndrrën time, por nuk e braktisa futbollin dhe vazhdova të ëndërroj, duke ndryshuar rol. Është një karakteristikë që vazhdova ta ruaj gjatë karrierës sime. Kështu u bëra trajner me ekipe fëmijësh 9-vjeçarë, eksperiencë shumë e bukur sepse nga pikëpamja teknike morëm vetëm një pikë, por fëmijët nga 9 u bënë 36, pra u rritëm shumë.
Nga aty nisi pasioni për rolin e trajnerit. Pata fatin të punoja me klube dhe profesionistë shumë ambiciozë dhe e gjitha kjo më çoi në vitin 1998 në nivel profesionist për të punuar në sektorin e të rinjve të Interit, ku përveçse isha trajner, bëja edhe rolin e drejtorit të konviktit. Nga aty nisi një rrugëtim si trajner profesionist që më dha mundësinë të punoja në Bullgari si drejtor teknik në sektorin e të rinjve dhe ku më pas u njoha me Xhixhi Simonin, i cili ishte njeriu që më përfshiu në futbollin e të mëdhenjve, sepse u bëra pjesë e stafit të tij dhe më pas ai si drejtor i përgjithshëm dhe teknik, ndërsa unë si trajner punuam për dy vite së bashku”, – thotë Fulvio Pea, duke shpjeguar edhe mënyrën si u përfshi në sektorin teknik dhe dëshirën e vazhdueshme për të provuar sfida të reja.
Më tej, italiani tregon edhe lidhjet me Shqipërinë dhe si vendosi të bëhej pjesë e projektit të FSHF-së, teksa vlerëson zhvillimet e futbollit shqiptar dhe punën e bërë deri më sot në këtë drejtim.
“Unë besoj se gjithçka nisi disa vite më parë, kur bëra një projekt për ekipet kombëtare, edhe këtu për rastësi gjatë kohës së lirë dhe nisa të vëzhgoja kombëtaret që ndodheshin afër Italisë, pra atë malteze, shqiptare e me radhë. Më tërhiqte shumë ajo që po ndodhte në Shqipëri, këtë federatë që rritej gjithnjë e më shumë, me futbollistë të aftë e të fortë, kështu që kam vëzhguar nga jashtë atë që ndodhte në këtë vend. Unë mendoj se ky vend është që prodhon shumë lojtarë interesantë dhe jam dakord me dëshirën e Presidentit Duka, i cili synon të përmirësojë në aspektin cilësor të gjitha zhvillimet e derisotme. Unë do të takohem me përgjegjësit e të gjithë sektorëve që përfshihen në Drejtorinë Teknike për të kuptuar punën që kanë bërë deri më tani dhe të marr mendimet e tyre për planet që kanë në të ardhmen. Ajo që mund të sjell këtu është eksperienca ime. Jam ende i ri, 56 vjeç, jam shumë aktiv dhe plot më entuziazëm dhe mund të sjell eksperiencën time në këto projekte për të përmirësuar akoma atë që është cilësia e të rinjve mbi të gjitha, pra për futbollin e së ardhmes”, – vijoi Pea.
Ylli i Interit dhe i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani,...
Kategoria e Dytë luan tetë sfidat e radhës në javën e 15-të,...
Skuadra e Napolit ka arritur dje një fitore tjetër me rëndës...
Elseid Hysaj ishte në fushë për të gjithë 90-minutëshin në b...
Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar këtë të shtunë në S...
Autobusi i skuadrës së Kategorisë së Tretë turke, Alanya Kes...
Kategoria e Parë mbyll ditën e sotme javën e 19-të të saj me...
Lajme të këqija vijnë nga Italia për Silvinjon. Trajneri i K...
Hetimi dhe akuzat e ngritura nga autoritetet spanjolle nda...
Napoli triumfoi me rezultatin 2-0 në kampionat përballë At...
Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, teksa do të zhvill...
Napoli harron shumë shpejt disfatën ndaj Lazios dhe merr n...
Telashe për Kombëtaren shqiptare të futbollit vetëm një ja...
Tirana-Laçi dhe Vllaznia-Partizani ishin dy duelet e ditës...
Giovani Colella ka folur pas barazimit 1-1 në transfertë kun...
Eliminimi i radhës në Champions, duke konfirmuar se është en...
Bekim Balaj gjen golin e parë me fanellën e Vllaznisë, që pr...
Skënderbeu në volejboll për femra është kampione e Kupës së ...
Myrto Uzuni ka folur në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emi...
Bayerni i Mynihut triumfon me rezultatin e thellë 5-3 ndaj A...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...