web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Java e 19-të, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës

23 Dhjetor 2024, 13:27, Sport CNA

Java e 19-të, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës

Kampionati shqiptar uli dje siparin e ndeshjeve për vitin 2024. Për herë të fundit për këtë vit, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e formacionit dhe trajnerit më të mirë për javën e 19-të.

Në portë qëndron gardiani i skuadrës së Teutës, Angelo Tafas.

Sakaq, mbrojtja përbëhet nga Bledar Lila (AF Elbasani), Andi Janjeva (FK Partizani), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Fabjan Përndreca (FK Bylis).

3 lojtarët e përzgjedhur në mesfushë janë: Isi Manellari (KF Laçi), Kristi Qose (AF Elbasani), Arinaldo Rrapaj (FK Partizani).

Amadou Traore i Laçit qëndron në majën e sulmit, teksa në krahë e shoqërojnë William Cordeiro Melo (KF Laçi) dhe Tiago Nani (Dinamo City).

Trajneri i javës është përzgjedhur Francesco Moreiro i ekipit të Laçit.

Java e 19-të, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës





Lajmet e fundit nga