web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-sulmuesi i Skënderbeut shkëlqen në elitën e futbollit belg

18 Janar 2023, 21:50, Sport CNA

Ish-sulmuesi i Skënderbeut shkëlqen në elitën e futbollit

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Arbnor Muja e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Belgjikës me Antuerpin, në triumfin 0-3 ndaj Ostendes.

24-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të, në duelin e e vlefshëm për javën e 21-të të Superiores. Sulmuesi luajti deri në minutën e 81-të, teksa më pas u zëvendësua.

Muja edhe në Kupën e Belgjikës e ka një gol të shënuar e një asistim. Skuadra e Antuerpit renditet në vendin e tretë me 42 pikë, plot 13 më pak se kryesuesit e Genkut.

Vlen të theksohet fakti se Muja iu bashkua Skënderbeut në vitin 2019, por paraqitja e tij me korçarët rezultoi një zhgënjim.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut shkëlqen në elitën e futbollit





Lajmet e fundit nga