web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut eliminon Beshiktashin nga Kupa e Turqisë

18 Janar 2023, 20:41, Sport CNA

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut eliminon Beshiktashin nga Kupa e

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, ishte protagonist absolut me fanellën e Ankaraguçu në duelin ndaj Beshiktashit të vlefshëm për raundin e 1/8-ave të Kupës së Turqisë.

Bomberi nga Gambia tundi rrjetën në minutën e 12-të, duke kaluar në avantazh të përkohëshëm të tijët. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë në minutën e 77-të, Beshiktashi, barazoi shifrat me Tosun, teksa minutat në vazhdim nuk prodhuan gola, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej me rezultatin 1-1.

Edhe koha shtesë nuk prodhoi gola, ndërkohë që vendasit e Ankaraguçu u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke triumfuar me rezultatin 4-3. Soue gjuajti penalltinë e dytë për të tijët, duke mos falur.





Lajmet e fundit nga