Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Pas një fitoreje të vështirë, por të rëndësishme kundër Veronës, Zlatan Ibrahimoviç, këshilltari i pronarëve të Milanit, u ndal për të analizuar situatën aktuale të skuadrës kuqezi. Në prononcimin e tij, ai sqaroi mungesën e trajnerit Conceicao, duke thënë se kjo kishte të bënte me ndarjen nga jeta të ish-presidentit të klubit të tij të mëparshëm, një figurë që trajneri e kishte si baba.
Duke u ndalur te ndeshja, Zlatan pranoi se Milani vuajti për të marrë fitoren minimale 1-0, por theksoi se ishte një rezultat i rëndësishëm për objektivat e sezonit.
“Në radhë të parë, trajneri nuk doli sepse ndarja nga jeta e ish-presidentit të tij e ka pikëlluar, pasi e kishte si baba. Ndaj, nuk kishte dëshirë të fliste në këtë moment.
Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme. Ishte e rëndësishme të fitonim edhe për renditjen. Është e vërtetë që doli 1-0, por kjo ndodhi sepse kalonin minutat dhe ata mbylleshin, duke larguar vetëm topin. Nëse e zhbllokon shpejt, më pas ndryshon gjithë rrjedha. Tani le të mendojmë për sfidën e radhës.
Ne kemi qenë që nga dita e parë pranë futbollistëve, flasim me ta, jemi brenda ambientit. Nuk është se jemi këtu thjesht tani, kemi qenë këtu që nga fillimi i kampionatit. Pastaj, ka momente jo të mira dhe momente të mira. Nga shkurti e në vazhdim, gjithçka do të luhet në kampionat, pasi ka ndeshje vendimtare.”, tha Ibra fillimisht.
Duke folur për merkaton, ai sqaroi se afrimet e bëra ishin në përputhje me kërkesat dhe diskutimet me trajnerin. Sipas tij ideja kryesore ishte t’i ofronin trajnerit sa më shumë alternativa për të rritur konkurrencën në skuadër. Ibra u ndal të fliste edhe për lojtarë të veçantë si Leao, Feliks dhe Gimenez.
“Nuk kam debatuar kurrë me trajnerin Conceicao. Kam lexuar shumë gënjeshtra. Nuk është e vërtetë që unë kam pasur përplasje me të. Kemi shumë besim te trajneri. Do ishte mirë të debatonim me të, sepse më mungon adrenalina”, deklaroi Ibra.
Leao është Leao, prandaj është ndër më të fortët në botë. Nuk është e mundur të shpjegohet se çfarë duhet bërë në këtë nivel. Ai sjell numrat që sjell dhe ka një arsye pse është në fushë. Është e vështirë të shpjegohet për pyetjet që gjithmonë bëni mbi të.
Për zëvendësimin e Walker ishte rënë dakord kështu, për ta ruajtur fizikisht. Por, në vend të tij hyri i vogli Jimenez, që bëri mirë. E prisja këtë impakt nga Santiago Gimenez me dy gola në dy ndeshjet e para. Santi ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, sepse sapo ka ardhur dhe ende s’ka bërë stërvitjet e duhura me ekipin. Ne do ta ndihmojmë, sepse nuk është e lehtë asnjëherë kur ndërron kampionat në mes të sezonit. Nuk kam thënë që është si Ibra dikur, por që është i fortë si Ibra. Gimenez është Gimenez.
Felix i pëlqen të kërkojë dhe të luajë me topin. Do të përshtatet edhe ai si të tjerët. E thashë, i sollëm trajnerit më shumë lojtarë sepse po luajmë çdo tri ditë dhe s’ka kohë për stërvitje shumë. Duhet të alternohemi”, deklaroi Ibrahimoviç.
Pas fitores kundër Veronës, Milani është në vendin e shtatë me 41 pikë, pesë më pak se Lazio e vendit të katërt. Me objektivin për një vend në Champions ende të arritshëm, sfida e radhës ndaj Torinos është jetike për të mos humbur më terren.
Java e 25-të e Superiores u mbyll me ndeshjen e fundit, Ti...
Në një kohë kur përflitet për dëmtime të shumta, trajneri ...
Tirana triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut, në sfidën e ...
Liverpool regjistroi fitoren e radhës në Premier League dh...
Humbja me Laçin i ka kushtuar stolin trajnerit Beldar Devo...
Besa ka hedhur pas krahëve disfatën me Flamurtarin dhe u r...
Laçi nuk di të ndalet. Kurbinasit triumfuan pastër me rezu...
Pushimet e Edi Martinit duket se do të zgjasin pak. Sipas ...
Bayern Munich barazoi pa gola ndaj Bayer Leverkusen në tra...
Lazio dhe Napoli barazuan 2-2 mes tyre, në supersfidën e j...
Interi dhe Juventusi do të përballen mes tyre, në supersfi...
Nuk prodhoi fitues dueli mes Dinamos dhe Vllaznisë, sfidë ...
Real Madrid u ndal në barazim 1-1 nga Osasuna në transfert...
Omar Marmoush është kthyer në yllin e ri te Manchester Cit...
Në Kategorinë e Parë u zhvilluan këtë të shtunë, tre ndesh...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic nuk e bëri d...
Elbasani ka harruar të fitojë. Verdheblutë nuk shkuan më s...
Egnatia nuk di të ndalet. Rrogozhinasit regjistruan fitore...
Egnatia po fiton 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e kës...
Jackson Kenio pritet të firmosë me Egnatian. Fantazisti br...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...