"Final Four", Duka: Uroj të kemi sa më shumë tifozë në stadium
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...

Skuadrat e kualifikuara në "Final Four", mësuan kundërshtarët në gjysmëfinale, pas shortit të hedhur në ambientet e stadiumit "Air Albania".
Egnatia do të përballet me Vllazninë, ndërsa Partizani me Skënderbeun.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut më 17 maj në orën 20:00, ndërsa sfida Egnatia-Vllaznia do të luhet dy ditë më vonë, më 19 maj, në të njëjtin orar.
Skuadrës rrogozhinase dhe të kuqve të kryeqytetit, iu mjafton barazimi për të kaluar në finale, për shkak se u renditën më mirë në kampionat.
Në krahun tjetër, Vllaznisë dhe Skënderbeut, u bën punë vetëm fitorja, pasi në të kundërt do të eliminoheshin.
Finalja e madhe për titullin kampion, është progarumar të luhet më 26 maj, në orën 19:00, ndërsa finalja e vogël për vendin e tretë, është programuar më 24 maj.
Priten të jenë përballje të forta dhe të luftuara, ku ekipet kanë vetëm një synim, titullin kampion.
Të gjitha ndeshjet e "Final Four", do të luhen në stadiumin "Air Albania".
Përveç titullit kampion, skuadra e vendit të parë në "Final Four", siguron edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.
Vendi i dytë dhe i tretë, do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Konferencë Ligë. Egnatia, Partizani dhe Vllaznia e kanë të siguruar pjesëmarrjen në Europë, për shkak se Skënderbeu është i dënuar nga UEFA.
Gjithashtu, katër skuadrat e kualifikuara në "Final Four", morën edhe fitime financiare. Egnatia e vendit të parë, do të arkëtojë 100 milionë lekë, Partizani 70 milionë, Vllaznia 50 milionë dhe Skënderbeu i katërti, 20 milionë lekë.
SI FUNKSIONON “FINAL 4”
Ekipet pjesëmarrëse
4 vendet e para të “Abissnet Superiore” në përfundim të kampionatit të rregullt.
Shorti
Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.
Gjysmëfinalet
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
Finalet
Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.
ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHT
Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League
Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League
Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Në orën 12:00, u hodh shorti i "Final Four", ku katër skua...
Një lajm i trishtë vjen nga eventi në Londër, ku do të nde...
Bayer Levrkusen, e dërgon në 50 numrin e ndeshjeve pa humb...
Arsenali vazhdon luftën për titullin kampion dhe u ngjit p...
Sulmuesi i Shqipërisë, Sikol Cikalleshi, vazhdon të shkëlq...
Vllaznia në futboll për femra, siguroi fitimin e titullit ka...
Struga shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut, për të dyti...
Luftëtari dhe Iliria, nuk zhgënjyen në ndeshjet e tyre të “p...
Finalja e “play off”-it në Kategorinë e Parë, do të jetë m...
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ishte i pafat në ...
Vora dhe Apolonia, përballen mes tyre në “play off”-in e K...
Giacomo Vrioni, është një nga shqiptarët që po shkëlqen. S...
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ishte i emocionu...
Janë zbuluar edhe shumat financiare, që skuadrat e kualifiku...
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas ndeshjes, ku s...
Pesë ndeshjet e fundit, vendosën edhe verdiktet përfundimt...
Tirana triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Egnatias në ...
Skënderbeu do të jetë pjesë e “Final Four”. Me fitoren 5-1...
Janë mbyllur pjesët e para, në pesë ndeshjet e fundit të sez...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...