web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formacionet zyrtare/ Tirana-Partizani, trajnerët surprizojnë me titullarët

7 Prill 2025, 19:23, Sport CNA

Formacionet zyrtare/ Tirana-Partizani, trajnerët surprizojnë me

Tirana dhe Partizani do të masin forcat përballë njëri-tjetrit, në atë që është edhe derbi i fundit për këtë sezon.

Dy ekipet e kryeqytetit, përballen në një sfidë delikate, për ecurinë e kampionatit. Fitorja është detyrim në të dyja kampet, por te Tirana janë të dënuar për tre pikët.

Bardheblutë mbajnë vendin e fundit në tabelë dhe për këtë arsye kërkohen tre pikët me çdo kusht. Në krahun tjetër, Partizanit i është afruar Elbasani me vetëm 1 pikë dhe i rrezikohet vendi i katërt.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.

Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.





Lajmet e fundit nga