Goditje e rëndë për PSG, Mbape humb duelin e Ligës së Kampioneve ndaj Bajern Mynih
PSG ka marrë një goditje të rëndë sa i përket shanseve për t...
Eneo Bitri u transferua vetëm pak ditë më parë në futbollin çek tek skuadra e Banik Ostrava. Mbrojtësi nga Berati kërkon që të bëjë një hap para në karrierë, ndërsa për SuperSport tregon për aventurën e re. Ndër të tjera, Bitri veçon edhe arsyet që e bindën për të shkuar në Çeki.
“Futbolli në Çeki është shumë i fortë, shumë më ndryshe nga Ballkani. Shumë fizik dhe mund të bësh hapa në karrierë, ndaj më bindi që të bëj mirë në ekipin ku jam e të tentoj për më tej. Jam ndier shumë mirë. Më kanë pritur mirë këtu të gjithë. Është pak e vështirë klima, pasi është shumë ftohtë dhe nuk e kisha provuar këtë temperaturë. Nuk kam djersitur ende sepse janë temperatura shumë të ulëta”, u shpreh Bitri.
Edhe pse në aspektin personal ka bërë një lëvizje shumë të rëndësishme, Bitri e mban kokën pas. Ai nuk ngurron të tregojë se ka një peng, diçka që ai do donte ta realizonte para se të largohej nga Partizani.
“E kisha ëndërr të ngrija një titull me Partizanin, pasi kur je edhe kapiten, ke më shumë përgjegjësi. Është më shumë vlerësim dhe u ndjeva keq, e them me shpirt, por ky është futbolli. Uroj me shpirt që të jetë kampion pasi e meriton. Ka një klub dhe lojtarët më të mirë në Shqipëri”, thotë Bitri.
26-vjeçari tregon dhe ngacmimin që ka patur nga Valentino Murataj. Ky i fundit nuk e besonte se mbrojtësi do e linte skuadrën e kuqe, duke e bazuar nga lidhja e ngushtë që ka me Partizanin.
“Lojtarëve iu bë qejfi që unë ika diku jashtë, por Murataj më ka ngacmuar më shumë. Më thoshte ti nuk do të ikësh asnjëherë nga Partizani, por dita erdhi. Ai e dinte mirë lidhjen time me Partizanin, pasi jam dhe tifoz i “të kuqve”, ndihem si ultras”, shprehet ish-kapiteni i “të kuqve”.
Megjithatë Bitri premton se nëse "demat" do të marrin titullin, ai do të jetë aty për të festuar me shokët e skuadrës, pasi e ndien veten kontribues.
“Me shpirt uroj të jenë kampion. Do jetë e sigurt që do jem aty me ta, nëse dalin kampionë. Premtimi për tifozët është që një ditë do të kthehem përsëri aty, por shpresoj që atë ditë të jemi për kampion, siç Partizani e ka objektivin e tij gjithmonë”, thotë Bitri.
Së fundmi mbrojtësi u grumbullua nga kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjet miqësore me Katarin, Arabinë Saudite dhe Aremeninë, ndërsa tregohet i sinqertë se e pret një tjetër ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e muajit mars.
“Unë e pres si çdo lojtarë tjetër ftesën, por është në dorën e trajnerit dhe normalisht do respektoj vendimin e trajnerit”, thotë mbrojtësi.
Bitri ende nuk ka debutuar në futbollin çek për shkak të një shqetësimi me mesin. AI pritet të zbresë për herë të parë në fushë me skuadrën e Banik Ostrava vetëm që javën e ardhshme…
PSG ka marrë një goditje të rëndë sa i përket shanseve për t...
Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë treguar një k...
Ergys Kaçe është rikthyer në Greqi. Mesfushori shqiptar, k...
Skënderbeu u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas barazimit me...
Kanë përfunduar të tria sfidat e Grupit A për turin e dytë t...
Kupa e Shqipërisë, Grupi B, ka luajtur ndeshjet e saj të kth...
Egnatia ka arritur të kualifikohet në turin e tretë të Kup...
Rikthim i bujshëm te Laçi! Portieri Gentian Selmani rivish...
Raphael Varane i ka dhënë fund aventurës së tij te Përfaqësu...
Në në orën 13:00 do të luhen tre sfidat e Grupit A për turin...
Egnatia pret në Rrogozhinë Skënderbeun në sfidën e kthimit t...
Kupa e Shqipërisë, Grupi B, luan tre ndeshjet e para të kt...
Vllaznia pret në Shkodër Bylisin në sfidën e kthimit të turi...
Erling Haland është pa diskutim ylli i ardhshëm i futbolli...
Laçi ka siguruar shërbimet e 4 lojtarëve të rinj. Nga mbrojt...
Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka shitur avionin e tij priv...
Partizani humbi në këtë dritare transferimesh plot tre tit...
Shorti i hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës ...
Merkatoja e Apolonisë ka qenë e heshtur në hyrje, ndërsa në ...
Transferimi i djeshëm i Nedim Bajramit nga Empoli te Sasuolo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...