web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çelsi nuk e do/ Huazim me të drejtë blerjeje, zbulohet e ardhmja e Lukakut

20 Tetor 2022, 12:43, Sport CNA

Çelsi nuk e do/ Huazim me të drejtë blerjeje, zbulohet e

Romelu Lukaku ka lënë pas dëmtimin në kofshën e tij të majtë dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Fiorentinës, në stadiumin “Artemio Franchi”, në orën 20:45.

Sulmuesi belg është shumë pranë rikthimit, teksa qëndron larg fushave të blerta që më 28 gusht. Pas këtij lajmi, klubi zikaltër sheh përtej së tashmes.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka në dorë akordin me Çelsin për huazimin edhe për një tjetër vit të bomberit belg.

Drejtuesit e dy klubeve do të takohen në përfundim të këtij sezoni dhe do të arrijnë marrëveshjen për huazimin 1-vjeçar përsëri në Milano të 29-vjeçarit.

Sipas medias italiane, klubi zikaltër në verën e vitit 2024 do të përfshijë huazimin me të drejtë blerjeje për ta mbajtur përfundimisht futbollistin duke parë se londinezët nuk duan ta rimarrin për shkak të paraqitjeve zhgënjyese që pati në Angli.

Aktualisht në këtë sezon në Serinë A me fanellën e Interit, Romelu Lukaku është aktivizuar gjithsej në 3 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar po aq asiste për shokët e skuadrës.





Lajmet e fundit nga