web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dwamena ndërroi jetë, shtyhen ndeshjet e kampionatit shqiptar

11 Nëntor 2023, 15:11, Sport CNA

Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Rafael Dwamena , ka humbur tragjikisht jetën pas një kolapsi që pësoi në sfidën midis rrogozhinasve dhe Partizanit.

Për këtë arsye, FSHF-ja ka vendosur që të anulojë dhe dy sfidat e tjera të ditës së sotme, Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi, gjithashtu dhe ato të nesërmes, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni.

Pritet një komunikatë e dytë nga ana e Federatës se kur do të luhen këto sfida, madje dhe ajo që u ndërpre mes Egnatias dhe Partizanit.





Lajmet e fundit nga