E bujshme nga Spanja, Luis Suarez pranë firmës me Milanin!
Luis Suarez më në fund duket se do të bëjë realitet ëndrrën ...
Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dhënë një intervistë për “L’Interista”, ku ka komentuar mbi të gjitha transferimin e Kristjan Asllanit tek Interi, pa lënë mënjanë edhe zërat e merkatos për Marash Kumbullën dhe objektivat e Kombëtares.
President, si e shihni Asllanin si zëvendësues të Brozoviçit?
Më lejoni ta nis duke thënë se Brozoviç është një lojtar i rëndësishëm. Të gjithë ia njohim vlerën, është ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim, që ka luajtur edhe një finale të Botërorit, por…
Jam shumë i bindur se Kristjani do të konkurrojë me Brozoviçin për fanellën e titullarit. Kur në një të ardhme, që do të jetë shumë e afërt, të fitojë vendin në 11-she, do të bëhet një lojtar i rëndësishëm edhe në arenën botërore. Gjatë sezonit, do të ketë shanset e veta dhe me punë do të arrijë të fitojë vendin.
Pra, edhe ju mendoni se do të jetë lojtar i madh i së ardhmes?
Ai është ende shumë i ri, por ka potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin. Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ai ka, mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm i rangut botëror. Më vjen ndër mend një krahasim. Ashtu siç e shoh unë, ai mund të jetë Luka Modriçi i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë.
Keni ndonjë këshillë për të?
Do të jetë shumë e rëndësishme për ecurinë e karrierës që të mbajë këmbët në tokë, të punojë shumë dhe me përulësi. Objektivi i tij i parë duhet të jetë të fitojë pozicionin titullar në skuadrën zikaltër.
Çfarë pritshmërish ka për të në Shqipëri?
Tifozët shqiptarë e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Kur dolën lajmet për kalimin tek Interi, të gjithë e prisnin me ankth.
Nga ana tjetër, jo shumë lojtarë shqiptarë e kanë veshur këtë fanellë…
Pikërisht. Pas Rei Manajt, tani e presim me emocion. Në Shqipëri besoj se edhe tifozët e Milanit tani do të bëjnë tifo për Interin, për shkak të tij (qesh). Është krenari e madhe të shohim një shqiptar duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi.
Asllani është produkti më i fundit i futbollit shqiptar. Mund të na tregoni për punën që ka bërë Shqipëria me Edi Rejën për t’u rritur?
Sigurisht me Rejën në krye jemi rritur si ekip, jemi fokusuar te të rinjtë që punojnë shumë me ta dhe kemi ndërtuar një projekt të madh për rritjen e futbollit shqiptar. Pastaj ka aspekte të tjera.
Përgatitja fizike e lojtarëve, aspekti mjekësor, analizat e videove. Së bashku me stafin e trajnerin, kemi krijuar departamente në Federatë për të zhvilluar këto projekte dhe për të pasur një rritje të futbollit shqiptar.
Të jemi në krye të grupit tonë të Ligës së Kombeve dhe të kualifikohemi në “Euro 2024”. Besojmë fuqishëm se mund t’i arrijmë ato.
Ka gjithmonë shumë futbollistë shqiptarë në Serinë A: mendoni se numri do të rritet edhe më shumë në vitet në vijim?
Aktualisht kemi mbi 10 mijë futbollistë shqiptarë që luajnë në të gjitha nivelet e futbollit italian, nga mosha U-7 deri në moshën U-19 dhe janë me qindra të rinj shqiptarë që i kemi monitoruar dhe i kemi futur në listat e kombëtareve shqiptare U-15, U-17 dhe U-19. Nisur nga kjo situatë, në vitet e ardhshme do të ketë qindra prej tyre.
Kumbulla është në qendër të lajmeve të merkatos. I rekomandoni që të qëndrojë me Romën?
Për Kumbullën tani është shumë e rëndësishme të luajë për klubin e tij. Zgjedhja i takon lojtarit, por nëse do të më duhej të jepja një mendim, do ta këshilloja të qëndronte me Romën, sepse mendoj se i ka të gjitha cilësitë për të qenë titullar dhe për të bindur Murinjon.
Nëse do të zgjidhte një klub tjetër në Itali për më shumë hapësirë?
Do të ishte një zgjedhje e respektueshme. E rëndësishme është që të ketë minuta në dispozicion, por i ka cilësitë për të luajtur me Romën. E ka treguar vlerën e tij në futbollin ndërkombëtar. Mjafton të kujtojmë ndeshjen e vitit të kaluar Shqipëri-Poloni, ku ishte një nga më të mirët e ndeshjes, duke neutralizuar njëfarë Levandovski.
Luis Suarez më në fund duket se do të bëjë realitet ëndrrën ...
Barcelona ka konfirmuar sulmuesin brazilian, Rafinja, si për...
Klubi i Skënderbeut ka vendosur që faza përgatitore të zhvil...
Mesut Ozil është zyrtarisht një futbollist i Istanbul Bashka...
Edhe pse ende nuk ka zbuluar kundërshtarin për duelin e 25 g...
Armando Broja do t’i bashkohet Çelsit këtë javë në stërvitje...
DY FJALË PËR ELIMINIMIN E TIRANËS Futbolli luhet në fushë...
Wayne Rooney ka zyrtarizuar rikthimin si trajner te skuadra ...
Nëse ka një klub që gjeneron vazhdimisht të ardhura ng...
Partizani ka gjetur akordin me një mbrojtës sllovak, i...
Skënderbeu po nxiton me merkaton. Drejtuesit duan që t...
Kristjan Asllani është duke fituar çdo ditë e më shumë...
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, mendon se diferenca në eksp...
Përfundon shumë shpejt aventura e Tiranës në këtë edicion të...
Ka mbaruar pjesa e parë në "Air Albania" mes Tiranës dhe Dud...
Shkupi vuan, por kualifikohet në turin e dytë të kualifikues...
Kishte nisur në mënyrën më të mirë aventura e Igor Tudor në ...
Tirana luan sot në “Air Albania” ndeshjen e kthimit të turit...
Ylli i sulmit bavarez Robert Levandovski është rikthyer me f...
Erik ten Hag debuton me fitore në stolin e Mançester Junajti...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...