Gara e kriketit kthehet në tragjedi, shpërthimi i bombës në stadium shkakton të paktën 19 viktima
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Stadiumin Ndërkombëtar...
Premier Ligës iu shtua një tjetër rivalitet këtë sezon pasi dy gjigantët e Mançester Sitit dhe Liverpulit konfirmuan transferimet më të shtrenjta të kësaj vere, Erling Haland dhe Darvin Nunjez, në të njëjtën ditë në qershor.
Ata erdhën në “Etihad Stadium” dhe në “Anfield Road” për shifra të ndryshme kartonësh, por që bashkë me bonuset shkojnë secili 100 milionë euro. Norvegjezi dhe uruguaiani do t’i shtojnë Premier Ligës një tjetër sfidë interesante.
Me vetëm 13 muaj diferencë moshe, Haland tashmë 22 vjeç, një vit më i vogël se Nunjez, ata parashikohet ta dërgojnë në një tjetër nivel rivalitetin mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, dy skuadrat që dominojnë Premier Ligën këto vitet e fundit duke u ndarë nga vetëm 1 pikë diferencë në 4 sezone.
Haland e mbylli sezonin me 29 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet sezonin e shkuar, duke iu afruar mesatarisht gati një goli për 90 minuta.
Ndërsa mesatarja e Nunjezit është pak më e ulët, por edhe ish-sulmuesi i Benfikës arriti ta tundte rrjetën 34 herë në 41 ndeshje. Totali i golave të Halandit krahasuar me sezonin e shkuar, ku ai shënoi 41 gola në po kaq ndeshje, pësoi një rënie edhe për shkak se ai humbi shumë ndeshje si pasojë e dëmtimeve.
Nga ana tjetër, trendi i Nunjezit pësoi rritje me 13 gola më shumë në krahasim me një vit më parë. Ata janë shumë pranë shifrave të njëri-tjetrit sa i përket pritshmërisë së golave. Arma e re e sulmit të Guardiolës e humbet duelin me atë të Klopit në lidhje me efikasitetin përpara porte, me 31% ndaj 27%.
Pavarësisht se Klopit i pëlqen të ketë një treshe sulmi fleksibël, e cila alternohet herë pas here, Nunjez pritet të luajë në qendër, në pozicionin e Manesë për pjesën më të madhe të sezonit të shkuar.
Ai i përshtatet shumë mirë stilit sulmues të “Reds”-ave, sepse luan përveçse si qendërsulmues, edhe sulmues i majtë dhe sulmues i dytë.
Diaz u transferua në janar për të mbuluar krahun e majtë, duke nënkuptuar se Nunjez pritet të ketë një rol më qendror.
Por uruguaiani shënoi 10 gola dhe dha dy asiste për Benfikën në kampionatin portugez duke luajtur në krah të majtë. Haland e ka më të përcaktuar pozicionin e tij, duke luajtur në qendër të sulmit për Borusian e Dortmundit.
Megjithatë, ka nga ata që ngrenë dyshime nëse ai do të përshtatet në skemën e Guardiolës, i cili në 5 sezonet e fundit ka luajtur pa një sulmues të deklaruar dhe e ka fituar titullin katër herë.
Por këtë herë, norvegjezi do të ketë një skuadër me shumë më tepër kualitet pas, e cila do ta furnizojë numrin 9 me topa pa fund. Ai ka premtuar se do të shënojë shumë gola, por nuk është thjesht një finalizues efikas.
Kontributet e tij për skuadrën nuk duhen anashkaluar. Ai krijoi 25 raste në 27 ndeshje në Bundesligë dhe Champions sezonin e shkuar dhe mund të vendosë shumë mirë në pozicione shënimi edhe Fodenin dhe Mahrezin.
Barazi totale sa i përket frekuencës së golit, duke e gjetur rrjetën çdo 82 minuta sezonin e shkuar.
Që të dy yjet e sulmit shkëlqyen me skuadrat e tyre dhe tani u ngelet ta provojnë veten në skenën e Premier Ligës.
Statistikat e tyre, por edhe pesha e çmimit do të jetë një test që ata duhet ta kalojnë në betejën e tyre për titullin sezonin e ardhshëm.
Por përpara se të shkojnë atje, do të përplasin brirët sot në finalen e trofeut të parë sezonal, Superkupës së Anglisë. Në këtë fazë përgatitore norvegjezi ka shënuar gol në të vetmen ndeshje që luajti, kundër Bajernit.
Ndërsa Nunjez i shënoi 4 gola Lajpcigut, por është kritikuar për shpërdorimet e tij përpara porte.
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Stadiumin Ndërkombëtar...
Megjithëse në javët e fundit është ulur ritmi i afrimeve, Pa...
Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij duke bërë që s...
Për Chelsea, Kalidou Koulibaly është padyshim një goditje e ...
Një lajm i trishtë sot për sportin shqiptar. Zhaneta Karriqi...
Kukësi luajti dje kundër Istanbulspor, ndeshje e vlefshme si...
Mentor Mazrekaj konfirmon edhe një herë se është pa di...
Eliminimi i skuadrave shqiptare nga Kupat e Europës nu...
Vendimet e marra nga Asambleja e Përgjithshme e Federatës Sh...
Besir Demiri është pjesë e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. 2...
Lojtari nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është vënë në s...
Sharl De Ketelere shumë shpejt pritet të jetë futbolli...
Zhoze Murinjo po ndërton një skuadër pretendente për t...
Kristiano Ronaldo është një nga temat kryesore në këtë merka...
Mançester Junajtid ka konfirmuar numrat e fanellave të...
Teuta, pavarësisht se deri më tani është përballur me ...
Te Juventusi, por edhe te kombëtarja franceze të gjithë janë...
Armando Broja ka spikatur me paraqitjet e tij sezonin e kalu...
Mesfushori Donald Mëllugja do të jetë pjesë e Egnatias për t...
Drita u eliminua ditën e djeshme nga Antverp në turin e dytë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...