web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dikur shkëlqente me Skënderbeun, Ali Sowe protagonist me gol dhe jep asist në Turqi

31 Tetor 2022, 14:32, Sport CNA

Dikur shkëlqente me Skënderbeun, Ali Sowe protagonist me gol dhe jep

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Soue, ishte protagonist në triumfin 4-1 që skuadra e Ankaraguçu arriti në elitën e futbollit turk në duelin ndaj Hatajspor.

28-vjeçari shënoi golin e tretë për të tijtë në minutën e 70-të, ndërkohë që asistoi edhe te goli i katërt i realizuar nga Diack, në minutën 90+2’.

Soue u huazua nga Rostov në merkaton e verës drejt Ankaraguçu, teksa në 9 ndeshje ka arritur të shënojë 3 gola në kampionat si dhe ka regjistruar 1 asist.

Kujtojmë që bomberi nga Gambia, në sezonin 2017/2018, fitoi “Këpucën e Artë” në Kategorinë Superiore, duke u shndërruar në një yll te skuadra korçare.





Lajmet e fundit nga