web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derbi Tirana-Partizani, skautë nga Italia për titullarin e të kuqve

20 Dhjetor 2022, 13:21, Sport CNA

Në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në ‘Air Albania’, do të jenë dhe disa tifozë specialë. Euronews raporton se skautët italianë do të jenë të pranishëm për të vëzhguar lojtarët e rinj të skuadrës së Partizanit.

Xhuliano Skuka ka lënë përshtypje shumë të mira, sidomos në miqësoren me axurrët, ndaj për ta ndjekur nga afër do të jenë zbuluesit e lojtarëve nga Italia. Sipas informacioneve janë 5 skautë të cilët do të mbërrijnë pak orë përpara derbit dhe do të vendosen në tribunë për të ndjekur çdo hap të bomberit të demave.

Një paraqitje e mirë e numrit 9 në këtë përballje do t’i shtonte edhe më tepër shancet për një transferim në tokën përtej detit.





Lajmet e fundit nga