Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Kur të vijë momenti për të bërë një bilanc, Katari duhet t’i shtrojë vetes një pyetje: A ia vlejtën 300 miliardë dollarët e investuar në Kupën e Botës? Nga këndvështrimi i Doha-s, përgjigjja duhet të jetë domosdoshmërisht pozitive, dhe kjo për disa arsye.
Deri para një muaji, në prag të turneut të madh, ky vlerësim ishte gjithsesi i dukshëm. Pati shumë polemika për shkak të mijëra punëtorëve emigrantë që vdiqën në kantieret e ndërtimit, ajrit të kondicionuar nëpër stadiume që shkaktoi jo pak probleme shëndetësore për tifozët dhe lojtarët, homofobisë mbizotëruese dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut në këtë Emirat pranë Vëllazërisë Myslimane.
Debati ishte i thjeshtë: Të bojkotohej apo jo ky kompeticion madhor? Fillimi i turneut i kapërceu ambiciet e bojkotit, veçanërisht në Francë, pasi ‘Blutë’ filluan që të fitonin radhazi ndeshjet e tyre. Por debati ka zbuluar sërish një ndarje të botës në dy kampe, të cilat mund t’i tregojmë skematikisht si Veri dhe Jug.
Krenaria e përbashkët
Në fakt bojkoti u diskutua vetëm në hemisferën veriore. Në këtë rast shohim një përçarje që është shfaqur edhe në lidhje me luftën në Ukrainë. Një pjesë e “jugut global” është lodhur nga mësimet morale të vendeve të veriut global, mes të tjerash edhe vendeve ish-kolonizatore.
Këtu po shtoj një përshtypje personale: madje edhe kur kanë të drejtë! Sigurisht, gjithçka për të cilat është akuzuar Katari është e vërtetë, por një pjesë e botës në zhvillim, duke filluar nga Lindja e Mesme dhe Magrebi, ka reaguar ndryshe.
Këto vende ndanë para së gjithash krenarinë për të parë një nga ngjarjet më të njohura në botë, të organizuar nga një shtet me të cilin ata ndihen të ngjashëm. E njëjta ndjenjë është shfaqur edhe në mbështetjen e dhënë për kombëtaren e Marokut në ecurinë e saj të jashtëzakonshme në këtë Botëror.
Një pjesë e jugut nuk donte të mbante anë, pavarësisht shkeljeve flagrante të Kartës së OKB-së nga Rusia.
Afrika e Jugut apo Brazili kanë organizuar tashmë një Kupë Bote. Por fakt është se vendet jugore ndihen gjithmonë se nuk janë të legjitimuar. Nga kjo ndjesi buron edhe acarimi kur i kërkohet të bëhen pjesë e një politike të caktuar. E njëjta gjë ndodhi me luftën në Ukrainë: një pjesë e jugut nuk donte të mbante anën, pavarësisht shkeljeve flagrante të Kartës së OKB-së nga Rusia.
Këtyre vendeve u kanë ardhur më majë të hundës urdhrat e Perëndimit, edhe kur ato janë të justifikuara. Katari ka përfituar nga një lloj kapitali simpatie, si për cilësinë e organizimit të këtij aktiviteti, ashtu edhe për armiqësinë e një pjese të opinionit publik perëndimor.
Megjithatë, pasi të jetë shpallur ky parim, ne nuk duhet ta lëmë veten të gënjehemi. Katari ka shpenzuar shumë para për marrëdhëniet e tij me publikun. Nga ana tjetër ky është një specialitet vendas. Doha ka vepruar mbi të gjitha duke blerë influencë politike, siç tregohet nga “Qatargate” që përfshiu së fundmi Parlamentin Europian.
Nga ky këndvështrim, disa burime besojnë se rrjedhjet e informacionit që janë në origjinë të këtij skandali janë vepër e vendeve rivale të Gjirit Persik, xheloze për suksesin e Katarit.
Nuk mund të përjashtohet si mundësi. Por çfarë do të mbetet nga kjo përvojë për Katarin? Emirati shumë i pasur që prodhon gaz dhe naftë, ka kultivuar “fuqinë e butë” për 30 vitet e fundit, dhe kjo i jep mundësinë që të konkurrojë me vendet më të mëdha dhe më të fuqishme.
Krijimi i televizionit "Al Jazeera", muzetë e mëdhenj dhe Davosi-n e shkretëtirës, shkojnë që të gjitha në funksion të kësaj strategjie. Kupa e Botës së këtij viti i shtohet listës së gjatë të arritjeve. Por thënë këtë, Katari duhet të shmangë arrogancën e popullaritetit të nxitur nga pasuria, sepse mbetet pashmangshmërisht i brishtë.
Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, vëmendja do të kthe...
Në Argjentinë janë të çmendur pas futbollit. Pasioni për loj...
Franca pritet të ketë një dukje ngazëlluese në Kampionatin...
Ashraf Hakimi mund të cilësohet me të drejtë si promotori ...
Emiliano Martinez është kthyer në një hero në Argjentinë. ...
Me mungesën e mundshme të Abdul Temitope, korçarët do të ...
Një zhgënjim. I evidentuar edhe më tepër nga suksesi i rival...
Finalja Argjentinë – Francë vijon të përflitet dhe ditën e...
Messi është padyshim personi që spikati në finalen e djeshme...
Videoloja më e famshme e futbollit në Botë, FIFA e krijuar...
Klubi i Bayern Munchen ka reaguar për komentet raciste kundë...
Emri Mario Gëtce sjell vetëm kujtime të hidhura për tifozët ...
Skënderbeu “nxeh motorët” për Besën. Të martën luajnë në P...
Franca humbi finalen e Botërorit përballë Argjentinës në n...
Sezoni i deritanishëm për Kukësin është për t’u harruar. V...
Shumë polemika janë ngritur për golin e parë të shënuar ng...
Gareth Southgate do të mbetet trajner i Anglisë pavarësish...
Tirana do të luajë të mërkurën kundër Partizanit, ndeshje ...
Argjentina u shpall kampione e botës, pasi mposhti Francën...
Pas mbylljes së një muaji maratonë në Botërorin e "Kat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...