web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derbi Tirana-Partizani, dalin biletat në shitje

25 Prill 2024, 14:47, Sport CNA

Derbi Tirana-Partizani, dalin biletat në shitje

Klubi i Tiranës ka njoftuar këtë të mërkurë se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen derbi me Partizanin.

Sfida e vlefshme për javën e 33-të do të luhet ditën e diel në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

“Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të Superiores, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.

Çmimet:

 

Derbi Tirana-Partizani, dalin biletat në shitje





Lajmet e fundit nga