web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cassano, kundër Milanit: Nuk e meritonin të kalonin para Napolit në Champions

25 Prill 2023, 10:03, Sport CNA

Antonio Cassano nuk është i kënaqur që Milani kaloi në gjysmëfinalet e Champions League ku do të ndeshet me Interin.

Si zakonisht, ish-sulmuesi ka qenë thumbues, duke kritikuar kuqezinjtë të cilët sipas tij, nuk ishin në nivelin e Napolit, edhe pse fituan në sfidën e dyfishtë.

“Sipas meje, Milani, mes ndeshjes së parë dhe të kthimit, nuk e meritonte që të kalonte përballë Napolit”, tha ai për “Bobo TV” ku u ndal te paraqitjet e skuadrave italiane në Europë.

“Skuadra e Spalettit gjuajti në portë 45 herë, në ndeshjen e parë mund të shënonte 4 gola në 12 minutat e para”, kujtoi ish-sulmuesi.

Sipas tij, meritat janë të gjitha të Stefano Piolit, i cili ka marrë maksimumin nga ekipi.

“Duhet t’i bëjmë komplimente Piolit për atë që ka bërë. Ai është shumë i aftë dhe është përmirësuar shumë”, tha Cassano.





Lajmet e fundit nga