web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barça fiton me spektakël në “Camp Nou”, katalanasit pa “frena” në La Liga

17 Shtator 2022, 18:12, Sport CNA

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet në kampionat. Katalanasit morën suksesin e radhës, këtë herë ndaj Elches 3-0. Gjërat u bënë të thjeshta që në minutën e 14-të, pas daljes me të kuq te mysafirët të Verdusë.


Brenda pjesës së parë, ekipi i Ksavit do shënonte me Levandovskin dhe Depain, ndërsa goli i Pedrit do anulohej për offside. Sapo filloi e dyta, polaku Leva takohet sërish me golin. Barcelona është në vendin e parë me 16 pikë. Elche qëndron e fundit me 1 pikë.





Lajmet e fundit nga