web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylis dhe Egnatia luftojnë për suksesin, por në “Adush Muça” nuk ka fitues

17 Shtator 2022, 17:04, Sport CNA

Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Bylisit dhe Egnatias në “Adush Muça”.

Ka qenë një sfidë e bukur, plot ritëm dhe me raste të mira për shënim, por të dyja skuadrat nuk kanë arritur që të dërgojnë topin në rrjetën kundërshtare.

Pas 90 minutave, si vendasit edhe miqtë duhet të kënaqen me nga një pikë.

KOMENTI: 

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

87’ Bie ritmi i sfidës. Tashmë duket se të dyja skuadrat mendojnë që të mos humbasin këtë takim

81’ Qardaku ka një mundësi të mirë për të prishur ekuilibrat e takimit. Një harkim i Trumçit nga e djathta gjen të lirë Qardakun në limitet e zonës, por goditja e tij përfundon mbi traun e portës

74’ Bylisi ka shtuar presionin, por sërish nuk arrin që të çajë mbrojtjen e hekurt të Egnatias, që zbret në kundërsulm sa herë që i jepet mundësia

68’ Provon me kokë Antoni Beji, por gjuajtja e tij pritet pa problem nga Sherri

64’ Aksion i bukur i Egnatias, por Delarge nuk arrin që të finalizojë

60’ Të dyja skuadrat luftojnë në mesfushë dhe mundohen që të krijojnë raste shënimi. Ka ritëm ndeshja, por mungojnë golat ën “Adush Muça”

54’ Rast i artë për Bylisin. Ruci futet në zonë dhe godet, por Sherri pret goditjen e lojtarit vendas

53’ Aksion i bukur i Egnatias. Fernando shkëputet në të djathtë, kroson në zonë, por Mihana heziton shumë dhe largon rrezikun mbrojtja e Bylisit

51’ Provon Camaj nga distanca, por Teqja është në pozicion dhe pret goditjen e sulmuesit

50’ Loja është përqendruar në mesin e fushës, të dyja skuadrat nuk arrijnë të krijojnë raste të mira shënimi në këto minuta të para të pjesës së dytë

46’ Nis pjesa e dytë në Ballsh

Mbyllet një pjesë e parë e bukur dhe plot ritëm në Ballsh. Të dyja skuadrat luajnë mirë dhe krijojnë raste për shënim, në “Adush Muça” mungon vetëm goli.

45’ Akordohet 1 minuta shtesë

43’ Lojë e bukur dhe me ritëm në Ballsh, mungon vetëm goli

39’ Minuta të mira për Bylisin, që ka mbyllur në gjysmëfushën e vet Egnatian, por vendasit nuk arrijnë që të rrezikojnë portën e Sherrit

34’ Mundësi e mirë për vendasit. Loran shkëputet i vetëm në të majtë të sulmit, futet në zonë dhe kroson, topi kalon gjithë zonën, por askush nuk arrin që ta devijojë

31’ Rast i artë për Egnatian. Pas një krosimi nga këndorja, Delarge godet me kokë, por gjuajtja e tij grushtohet nga Teqja, që ruan të paprekur portën e Bylisit

29’ Mihana rikuperon një top në mesfushë dhe preferon të godasë vetë nga distanca, ndonëse aksioni mund të bëhej më i rrezikshëm nëse pasonte për dy shokë të skuadrës që ishin të lirë

26’ Qoshku (Bylis) merr kartonin e parë të verdhë të ndeshjes, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kacbufit

25’ Është rritur ndjeshëm ritmi i lojës në Ballsh. Të dyja skuadrat krijojnë rastet e tyre. Bylisi kërkon të imponohet, ndërsa miqtë rrezikojnë në kundërsulm, madje kanë krijuar rastet më të pastra të sfidës

21’ Traversë e Egnatias. Mihana bën një gjysmë-roveshatë në zonë, por është i pafat sulmuesi i Egnatias, pasi topi ndalet në traversë

19’ Rrezikon sërish Bylisi me Antoni Beji. Sulmuesi godet me kokë në zonë, por topi përfundon mbi traversë

17’ Provon edhe Camaj nga distanca për miqtë, por Teqja është në pozicion dhe pret pa vështirësi gjuajtjen e sulmuesit

16’ Aksion i gjatë i Bylisit. Qardaku provon nga distanca por topi ndalet në rrjetën e jashtme

13’ Mundësi e artë për Egnatian. Rrogozhinasit zbresin rrezikshëm, Delarge i vetëm në zonë godet, por gjuajtja e tij pritet nga portieri Teqja

12’ Bylisi është më kërkues dhe mundohet që të zhvendosë lojën në gjysmëfushën e Egnatias. Antoni Beji dhe Kaçori nuk arrijnë dot të çajnë mbrojtjen e miqve

8’ Minuta të qeta në “Adush Muça”. Vendasit shfaqen më kërkues, por nuk arrijnë që të shfaqen rrezikshëm në zonën kundërshtare. Egnatia mbrohet mirë dhe mundohet të shfrytëzojë kundërsulmin

3’ Ndalet loja në Ballsh, dëmtohet Zejnullahi, duhet ndihma e mjekëve

1’ Nis takimi në “Adush Muça”

Ka patur probleme me energjinë elektrike në qytetin e Ballshit dhe ndeshja ka nisur me disa minuta vonesë, derisa janë vendosur gjeneratorët në stadium.

Dy skuadrat surprizë të këtij sezoni në Abissnet Superiore, Bylisi dhe Egnatia do të përballen sot me njëra-tjetrën në “Adush Muça”, në një sfidë që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Mallakastriotët kanë grumbulluar 7 pikë në 4 sfidat e para të kampionatit dhe sot kërkojnë suksesin e radhës, ndërsa miqtë nga Rrogozhina synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat.





Lajmet e fundit nga