Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Sezoni i tij i fundit, i pari me fanellën e Paris Saint Germain, ishte mjaft zhgënjyes, mes dëmtimeve kronike dhe mungesës së gjendjes fizike. Por vitet e mëparshme te Real Madridi e kishin bërë Serxho Ramosin një nga mbrojtësit më ikonik, vendimtar dhe më të suksesshëm në historinë e fundit të futbollit. Gjithsesi, jo deri në atë pikë sa të konkurronte për "Topin e Artë", çmim në të cilin arriti vetëm vendin e gjashtë në vitin 2017. Ndoshta kjo është arsyeja pse lojtari i lindur në ’86, në verën e 2020-ës, shkoi aq larg sa të kërkonte “një ndihmë të vogël” nga presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, siç u zbulua në mënyrë sensacionale nga disa audio që El Confidencial do të publikojë të premten.
Në funksion të garës së "Topit të Artë" 2020, e cila përfundimisht nuk u caktua për shkak të pandemisë COVID, Serxho Ramos pati idenë e shkëlqyer për të dërguar mesazhe zanore numrit një të Federatës Spanjolle të Futbollit Rubiales, për t’i kërkuar hapur mbështetjen e tij: “Rubi, mirëmbrëma, shpresoj të jeni mirë me gjithë familjen”, e nis me mirësjellje mbrojtësi. Që më pas del te çështja: “Ti e di që nuk të kam kërkuar kurrë asgjë, por nëse dua ta bëj sot, është sepse mendoj se është një vit i veçantë për performancat që kam pasur këtë vit. Unë do të doja që të më ndihmosh në çdo mënyrë të mundshme dhe të përdorësh kontaktet e tua në UEFA në lidhje me 'Topin e Artë'”.
Në mesazhet dërguar Rubiales, Serxho Ramos u përpoq të mbrojë kauzën e tij duke vënë në dukje faktin se fitorja e tij eventuale do të ishte një burim krenarie për të gjithë Spanjën: “Unë do t’ju falënderoja për gjithë jetën time. Jo vetëm për mua, por edhe sepse mendoj se futbolli spanjoll e meriton shumë”. Sipas asaj që u zbulua, Rubiales u përgjigj se ai me siguri e meritonte çmimin, duke i uruar fat për sezonin e ardhshëm të Champions League dhe duke shtuar se pavarësisht se nuk kishte fuqi vendimmarrëse për detyrën, ai do ta ndihmonte në çdo mënyrë të mundshme.
Një kërkesë e turpshme, për të cilën në ditët e ardhshme do të zbulohen të gjitha detajet. Sigurisht që një fitues i kalibrit të Serxho Ramosit nuk del shumë mirë.
“Me të gjitha testet pozitive, FIFA ka vendosur të përdorë t...
Monza është ngjitur në Serinë A për këtë sezon dhe ka fillua...
Kristjan Asllani u zyrtarizua ditën e djeshme me klubin e In...
Pasi u largua nga Partizani, Stenio Zhunior prezantohet te s...
Me transferimin tek Interi do t’i takojë Kristjan Asll...
Tashmë është zyrtare, Leonit Abazi ka nisur një aventurë të ...
Kristjan Asllani ka kaluar dy ditë vërtetë të rëndësishme dh...
E ardhmja e Rei Manajt te Barcelona është e gjitha end...
Skënderbeu po vazhdon merkaton, teksa duket se së fund...
Dukej një marrëveshje e mbyllur, por transferimi i Pau...
Merkatoja e Fiorentinës po punon vetëm në blerje lojta...
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, i...
14 milionë eurot që do të dredhen në llogari të Empolit, nuk...
Kukësi ka zyrtarizuar rinovimin edhe për dy sezonet e ardhsh...
Tirana ka arritur të bëjë një tjetër afrim përpara ndeshjeve...
Kristjan Asllani ka lënë përshtypje mjaft pozitive në ambien...
Ka ndryshime të mëdha në jetën personale të Julian Nagelsman...
Interi ka zyrtarizuar transferimin e Kristjan Asllanit...
Lotar Mateus ka gjetur përsëri rastin për të kritikuar ashpë...
Robert Levandovski vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...