Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Muajt e fundit, qyteti i Korçës është përballur me një realitet të dhimbshëm. Dhjetëra të moshuar janë gjetur të pajetë në banesat e tyre, pa asnjë njeri pranë. Vetmia dhe mungesa e kujdesit po kthehen në problem shqetësues, që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm vitet e fundit. Rasti më i fundit është shënuar dje, kur një 70-vjeçar u gjet pa jetë në shtëpinë e tij.

Sipas specialistëve, kjo dukuri lidhet me ndryshimet e mëdha sociale dhe familjare. Kostika Zdruli, punonjës social pranë Rezidencës së të Moshuarve në Korçë, tregon se përditë përballen me histori vetmie.
"Shohim çdo ditë që të moshuarit janë më të vetmuar. Pjesa më e madhe e tyre janë të vetmuar për arsye të ndryshme. Mund të jenë beqarë, të divorcuar, raste që nuk kanë pasur fëmijë, raste që fëmijët u kanë vdekur. Kemi raste që janë të braktisur dhe pjesa tjetër janë në emigracion, ku fëmijët kanë dashur t'i marrin me vete, por të moshuarit janë kthyer në qytetin e tyre, pra nuk kanë dashur të jetojmë jashtë shtetit."
Kërkesat për strehim në rezidencë janë të shumta, por kapacitetet janë minimale, vetëm 31 vende në dispozicion për gjithë qarkun. Kjo ka bërë që shumë të moshuar të presin me muaj, madje me vite, në listat e pritjes.
"Kërkesat janë shumë të larta dhe kapaciteti ynë është i vogël në raport me kërkesat e qarkut sepse kërkesa kemi nga e gjithë Shqipëria, por ne jemi kufizuar në Qarkun e Korçës. Kërkesat janë shumë të mëdha në raport me numrin 31 që kemi të disponueshëm. Ka shumë të moshuar që presin gjatë në listë."
Një sfidë tjetër gjithnjë në rritje është përballja me demencën.
"Vështirësia më e madhe që shohim në vitet e fundit është që janë shtuar shumë personat me demencë dhe këtë kategori nuk e mbulojmë dot gjithmonë sepse këtu është një komunitet miks me persona që nuk kanë probleme me demencën. Personat me demencë kanë çrregullime të ndryshme të sjelljes dhe varet çfarë problematikash të tjera sjell kjo sëmundje. Shohim që demenca ka prekur shumë persona të moshës 60-65 vjeç dhe vështirësitë janë shumë të mëdha për t'i strehuar."

Tragjedia e vetmisë shihet shpesh edhe nga punonjësit që kujdesen për të moshuarit nëpër banesa.
"Punonjësit që shkojnë për kujdes në shtëpitë e të moshuarve janë dëshmitarë të shumë rasteve tragjike. Shoferi ka ndodhur që ka gjetur shumë persona që kanë ndërruar jetë, ndoshta edhe disa orë, pasi ai është larguar nga banesa. Shohim shumë raste që kanë pasur nevojë për ndihmë urgjente mjekësore ku me stafin e rezidencës kemi shkuar për ta ndihmuar ose kemi lajmëruar familjarët."
Në këtë realitet, shpëtim për shumë të moshuar është fqinjësia dhe lidhjet e afërta njerëzore. Një përshëndetje në mëngjes, një trokitje në derë, shpesh bëhen ura që i mbajnë të lidhur me jetën.
"Miku apo familjari më i mirë që kanë të moshuarit është ai që kanë pranë shtëpisë, njeriu më i afërt që mund të vërejë nëse del prej banese apo i thotë 'mirëmëngjes'. Kemi shumë raste që fëmijët i vëzhgojmë prindërit e tyre edhe me kamera, raste ku komunikojnë shpesh me të moshuarit nëpërmjet telefonit. Mendoj se duhet bërë diçka për të gjetur një mënyrë që të identifikohen personat e vetmuar."
Fenomeni i të moshuarve të vetmuar po kthehet në një nga plagët më të rënda sociale të ditëve tona, duke kërkuar më shumë kujdes, vëmendje dhe politika konkrete për t’u dhënë atyre dinjitet dhe siguri në vitet e fundit të jetës./CNA
View this post on Instagram
Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit t...
Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisioni...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, me anë të një pos...
Si pasojë e temperaturave të larta vendi ynë do të përfshi...
Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë...
Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi as ditën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësi...
Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perënd...
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa u takon...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Moda e re ushqimore është e qartë: konsumatorët po braktis...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...