web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperatura në minus/ Moti për ditën e sotme

8 Nëntor 2024, 07:09, Sociale CNA

Temperatura në minus/ Moti për ditën e sotme

Vendi ynë ditën e sotme pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Do të ketë prezencë të mjegullës së dendur nga orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht në zonat lginore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi hera-herës deri në 8 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -1 deri 15°C, në zonat e ulëta -1 deri 22°C, në zonat bregdetare 7 deri 22°C./ CNA





Lajmet e fundit nga