web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i kthjellët dhe me vranësira, sa do të shkojnë temperaturat sot

6 Nëntor 2024, 09:30, Sociale CNA

Moti i kthjellët dhe me vranësira, sa do të shkojnë

Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 1 deri 16°C, në zonat e ulëta 2 deri 23°C, në zonat bregdetare 9 deri 23°C./ CNA

                                   





Lajmet e fundit nga