Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin...

Rikthehen sërish debatet për miratimin e statusit të minatorit.
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me pensionistë në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera i kërkuan atij miratimin e statusit të mirëfilltë për minatorin dhe përfitimin 1% të shtesës së pagës, deklaroi se nuk do të ketë më përjashtime të veçanta.
Rama tha se minatorët do të vazhdojnë të përfitojnë uljen e moshës së daljes në pension, ku sipas tij përbën statusin e minatorit.
“Statusin e minatorit ne e kemi miratuar, ka kohë. Nuk është e rastit që minatorët dalin në pension 10 vite para të tjerëve. Është në status. Siç është dalja në pension para të tjerëve, janë edhe të gjitha përfitimet e tjera njësoj si kategoritë e tjera. Ne kemi vetëm me statuset e veçanta, me kompensimet, trajtimin e veçantë për drita që u bëjmë pensionistëve etj., pra për të gjitha këto paguajmë 270 milionë euro. Tek këto 270 milionë euro përfshihen edhe minatorët me pjesën e tyre.
Statusi është i miratuar, është e kotë që vazhdon kjo histori, nëse doni një tjetër lloj statusi jeni në të drejtën tuaj. Nuk ka më nga këto gjëra, nuk do të ketë përjashtime të kësaj natyre. Këto përjashtime kanë mbaruar. Ne do të fokusohemi tek të gjithë pensionistët për të bërë gjënë e duhur se pastaj, përjashto këtu e përjashto atje krijohen disbalanca”.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj tha për Monitor se në vend nuk ekziston statusi i mirëfilltë për minatorët. Miratimi i ligjit “Për trajtim financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, sipas tij plotësoi vetëm një kërkesë të minatorëve, uljen e moshës për përfitimin e pagesës kalimtare.
“Ligji i miratuar ul moshën për përfitimin e pagesës kalimtare, jo atë të daljes në pension. Ndërsa gjatë kësaj periudhe minatorët nuk përfitojnë 1% e shtesës së pagës deri në arritjen e moshës për të dalë në pension, e parashikuar në ligj. Pra në vetvete edhe zbatimi i këtij ligji po has në handikapë”, tha ai.
Nga ana tjetër grupi parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për statusin e minatorit të Republikës së Shqipërisë”.
Në relacion theksohet se shifrat e publikuara nga Inspektoriati Shtetëror i Punës, tregojnë se 20% e aksidenteve në punë në Shqipëri shpesh me pasoja fatale për jetën, ndodhin në miniera, çka tregon se sa i dobishëm do të ishte statusi i minatorit për këtë kategori. Numri i minatorëve që kanë humbur jetën në subjektet pa licencë mbetet i pacaktuar. Për këtë arsye është i nevojshëm miratimi i statusit.
Drafti rekomandon edhe marrjen e masave të reja për rritjen e pensioneve të minatorëve.
Pensionet mesatare të minatorëve aktualisht arrijnë në 25,000 lekë.
Në draft propozohet që pensioni të llogaritet, mbi pensionin bazë dhe atë suplementar dhe në asnjë rast të mos jetë më i vogël se 130% e pagës minimale. Sipas draftit pensioni suplementar për minatorët do të jetë 3% shtesë për çdo vit shërbimi, mbi kufirin minimal të përcaktuar për pensionin bazë.
Në projektligj propozohet se çdo minator që ka punuar të paktën 25 vite në minierë, ka të drejtën të dalë në pension të parakohshëm, pa penalitete. Ndërsa minatorët që kanë punuar të paktën 10.5 vite nën tokë, mund të dalin në pension përpara 25 viteve punë, por jo më pak se 20 vite.
Ndërsa për atë kategori që kanë përfituar pension të plotë ose invaliditeti, për ata që kanë dalë të papunë nga mbyllja e minierave, përpara hyrjes në fuqi do të përfitojnë 50% të kësaj mase.
Nga kushtet e reja të pensionit, përfitues do të jenë 13,300 persona me efekt financiar 1,2 mld lekë në vit.
Financimet sipas draftit rekomandohen se do të sigurohen jo vetëm nga fondet e buxhetit, por edhe nga shtimi në masën 3% i kontributeve të personave që kërkojnë të përfitojnë pension. Pas hyrjes në fuqi të projektligjit, shtesa e kontributeve në masën 1,5% do të paguhet nga minatorët dhe 1,5% nga punëdhënësit.
Drafti i kushton vëmendje edhe kushteve të punës dhe sigurisë në punë të minatorëve, përfitimit mjekësor dhe social të tyre./ Revista Monitor
Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin...
Edhe për ditën e sotme ashtu si këto ditët e fundit ve...
Vendi ynë do të të vijojë të jetë në ndikimin e kushteve a...
Bum – bum, të vrava! M’u kujtua kjo shprehje e fëmijërisë...
Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. ...
Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore d...
Në shoqërinë e sotme, të ndikuar nga mediat sociale, joshj...
Në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm ndryshoi ora. Akrepat...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndr...
Të dielën e 27 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë...
Në këto ditë të fundit të vjeshtës, plazhet e Shqipërisë v...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme a...
Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (p...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte...
Të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndru...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosfe...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...