Ditë e ftohtë dhe me vranësira/ Moti për ditën e sotme
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e t...

Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rritje globalisht, duke përfshirë edhe Europën, paralajmëron një raport i ri. Rritja e kostove të qirasë dhe hipotekës janë ndër shtytësit kryesorë të këtij perceptimi në rritje të pasigurisë.
Vlerësimi më i fundit global i sigurisë së pronësisë së tokës dhe banesave zbulon tendencat shqetësuese. Sipas Prindex* Report 2024, afërsisht 1.1 miliardë të rritur në mbarë botën – që përfaqësojnë 23% të popullsisë globale – ndjehen të pasigurt për të drejtat e tyre për pronë ose tokë. Ky perceptim është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit.
Shqipëria renditet e 5-ta në Europë, ku 20% e të rriturve në vend ndihen të pasigurt në lidhje me pronën dhe strehimin.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, pothuajse një në pesë të rritur (19%) raporton se ndihet i pasigurt. Presionet financiare, të tilla si rritja e kostove të qirasë dhe hipotekave, janë ndër kontribuuesit kryesorë të kësaj pasigurie në rritje në Europë.
Në Shqipëri 8% e të anketuarve ndjehen të pasigurt për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në pronë. Ndërsa 7% ndihen të pasigurt nga frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largohen.
Pasiguria është më e madhe se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, Maqedonia e Veriut nuk përfshihet në raportin e këtij viti.
Në Mal të Zi dhe Serbi faktori kryesor nxitës i pasigurisë është frika se mos pronari apo qiradhënësi mund të kërkojë të largoheni nga prona. Ndërsa në Kosovë faktor kryesor i pasigurisë janë mosmarrëveshjet me familjen ose të afërmit.
Në vitin 2024, në mesin e 19 vendeve evropiane të përfshira në sondazh që përfshin anëtarët e BE-së, vendet kandidate dhe Mbretërinë e Bashkuar, Turqia dhe Greqia kryesuan listën si vende me nivele të pasigurisë 35 për qind ose më të larta. Pas tyre vjen Ukraina me 33%, me perceptimet e pasigurisë që janë rritur në mënyrë dramatike që nga pushtimi i Rusisë.
Në Qipro, një në katër individë (25%) shprehën ndjenjat e pasigurisë për tokën ose pronën e tyre të banimit, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, pasiguria e qëndrimit u raportua nga 14% e të anketuarve, një nivel më i lartë se ai i shumë vendeve të tjera europiane.
Perceptimet më të ulëta të pasigurisë janë vërejtur në Lituani (6%), e ndjekur nga Bullgaria dhe Moldavia, të dyja me 7%. Ndërkohë, kjo shifër është 8% në Poloni, 11% në Itali dhe 12% në Hungari dhe Kroaci.
Arsyet e pasigurisë së qëndrimit: Presioni financiar
Të anketuarve që ndiheshin të pasigurt iu kërkua gjithashtu të tregonin arsyet e tyre. Rezultatet, të paraqitura si përqindje të ponderuara të kampionit të përgjithshëm, tregojnë se në nivel global, çështjet financiare dhe konfliktet janë shkaktarët kryesorë të pasigurisë së qëndrimit. Raporti zbuloi se rritja e pasigurisë lidhet me financat, gjë që prek një pjesë të madhe të popullsisë që mund të mos jetë në gjendje të paguajë qiranë, hipotekën apo kosto të tjera.
Në Evropë dhe Azinë Qendrore, dy arsyet kryesore për pasigurinë e qëndrimit janë: “Pronari ose qiramarrësi mund t’ju kërkojë të largoheni” (10%) dhe “mungesa e parave ose burimeve të tjera të nevojshme për të jetuar në këtë pronë” (9%) ./ Revista Monitor
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e t...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e t...
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme në formën ...
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të s...
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atm...
Ditën e Premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim t...
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kali...
Shqipëria ka bërë hapa para në fusha të ndryshme gjatë dek...
Vendi ynë do të ndikohet kryesisht nga kushte të qëndruesh...
Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në të gjithë t...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Për ditën e sotme moti parashikohet me reshje shiu deri në...
Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushta...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...