Situata nga moti/ Agjencia Mbrojtjes Civile: Nuk ka rrezik, po normalizohet
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut të Shkodrës ka nxjerr në pah përmasat shqetësuese të përhapjes së fenomenit të bullizmit. Siç njofton korrepondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, 19.8 përqind e nxënësve raportojnë se kanë përjetuar bullizëm dhe se forma më e përhapur është bullizmi kibernetik. Studimi evedenton edhe nevojën e strategjive të qarta për të luftuar këtë fenomen në shkolla.
Studimi “Matja e përhapjes së fenomenit të bullizmit në shkolla”, realizuar nga një grup psikologësh dhe sociologësh të zyrës psikosociale në drejtorinë rajonale arsimore të Shkodrës, evidenton përmasat shqetësuese që ka marrë bullizmi në shkolla.
Studimi është mbështetur në intervistimin e 1026 nxënësve dhe 573 mësuesve në 53 shkolla të bashkive të qarkut të Shkodrës. Psikologu Fatjon Taipi, pjesëmarrës në studim, thotë se shtrirja e fenomenit është e gjërë, ndërsa ndërgjegjësimi mbi pasojat e tij vazhdon të jetë i ulët.
“Fenomeni i bullizmit është shumë i përhapur në shkollat tona. Janë rreth 19.8% e nxënësve që shprehen se, në episode të caktuara, kanë qenë viktima të bullizmit. Ndërkohë, nga ana tjetër ka të bëjë shumë me ndërgjegjësimin sepse autorët që ushtrojnë bullizëm janë vetëm 5% që e pranojnë. Dhe kjo mospërputhje e shifrave tregon nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për veprime, sjellje që nxënësit kanë me njëri-tjetrin”.
Sipas psikologes Suela Domnori, të dhënat mbi përmasat e shtrirjes së bullizmit në shkolla mund të jenë edhe më të larta pasi vërehet se, një pjesë e nxënësve hezitojnë për të denoncuar bullizimin në mjediset shkollore.
“Është një shifër që tregon për përhapjen e fenomenit të bullizmit, përshtatet dhe është afër gjetjeve të studimeve në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Ndoshta mund të kemi edhe shifra të tjera më të larta, por duhet të marrim në konsideratë edhe mungesën e raportimit të nxënësve apo edhe çështjet e përceptimit. A perceptohet gjithnjë bullizmi si bullizëm, a perceptohen të gjitha format e bullizmit?”
17 përqind e rasteve të bullizmit në shkolla, sipas studimit, i përkasin bullizmit fizik, 18,55 përqind bullizmit verbal dhe 21.25 përqind bullizmit social. Ndërsa përhapjen më të madhe, sipas psikologut Taipi, e ka bullizmi kibernetik, i cili po gjen përhapje gjithnjë e më të gjërë përmes rrjeteve sociale.
“Kemi 43.5% që shprehen se janë viktima të bullizmit kibernetik, që është një formë e re e bullizmit dhe që sistemi është thuajse shumë shumë i brishtë në përgjigjen ndaj këtij fenomeni”.
Nga 573 mësuesit e intervistuar, pjesa më e madhe, rreth 75 përqind, shprehin interes për zgjidhjen e problemeve të bullizmit brenda shkollës. Sipas perceptimeve të tyre, bullizmi shpeshherë ndodh gjatë pushimeve mes orëve të mësimit, në punët në grupe, orët e edukimit fizik, por edhe aktiviteteve jashtë mësimore në oborrin e shkollës, duke krijuar një situatë të vështirë për menaxhimin e procesit të mësimit.
Studimi, thotë psikologia Domnori, mbi përhapjen e fenomenit të bullizimit në shkolla vë theksin mbi nevojën e politikave të qarta për eleminimin e tij si dhe nevojën e shtimit të kompetencave të ekipeve antibullizëm në shkolla.
“Patjetër që bullizmi ka pasoja, lë shenja në zhvillimin e fëmijëve dhe ne në këto pasoja po vendosim edhe theksin. Strategjitë fokusohen tek informimi, ndërgjegjësimi i fëmijëve që të njohin pasojat e bullizmit, qoftë në këndvështrimin e të bullizuarit, pra viktimës, qoftë edhe në këndvështrimin e bullizuesit”.
Dy vite më parë, Ministria e Arsimit ka miratuar një program të veçantë kundër bullizimit në shkolla, por efektivitetet e tij kanë qenë të pakta, pa arritur të zvogëlojnë përmasat e fenomenit./ VOA
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dhënë informacion...
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Për ditën e sotme moti parashikohet me reshje shiu deri në...
Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushta...
Sipas ligjit aktual të sigurimeve shoqërore mosha e daljes...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Për ditën e sotme parashikohen reshje shiu të cilat në ver...
Për ditën e sotme moti parashikohet të jetë i kthjellët e ...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë pritet de...
Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Kjo e shtunë do të jetë kryesisht me mot të kthjellët dhe ...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Studimet e larta janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar t...
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, s...
Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të ndikohe...
Këtë të mërkurë kanë nisur reshjet e para të dëborës në ve...
Popullsia e qytetit të Tiranës pa përfshirë njësitë admini...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...