Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Numri i automjeteve që qarkullojnë në vend është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në fund të tremujorit të parë 2024 në vend qarkullonin gjithsej 887 mijë automjete. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në rrugët e Shqipërisë u shtuan 78 mijë makina, me një rritje prej gati 10%.
Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,0 % dhe “Daimler Chrysler” 8,6 %.
Megjithatë duket se mbretërimit të “Mercedez Benz” po i vjen gradualisht fundi, pasi “Volkswagen” po rritet më shpejt.
Diferenca mes tyre në raport me totalin e mjeteve është ngushtuar me gati 1 pikë përqindje në një vit. Nga 78 mijë automjete që u shtua në një vit, 17 mijë ishin të markës “Volkswagen”, 13 mijë ishin “Mercedez Benz”, gati 9 mijë "Audi", 4.7 mijë "Toyota", 3.4 mijë "Ford".

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të parë, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %).
Në tremujorin e parë, marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,2 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,8 %.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në Qarkun e Tiranës, duke zënë 42,0 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2024.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,3 % dhe qarku Dibër me 1,8 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.
Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete.
Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,7 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,6 %).
Në tremujorin e parë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore gjithsej është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.
Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej./ Monitor.al
Edhe këtë të martë, moti parashikohet i kthjellët në të gj...
Pak ditë më parë, fillimisht të enjten e javës që lamë...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, ...
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme pritet përkeqësim i kushteve atmosferike...
Ministria e Arsimit ka bërë me dije ditën e sotme se janë ...
Shoqëria moderne në ditët e sotme po përballet me shumë sf...
Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet ng...
Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga ku...
Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushte...
Edhe këtë të Premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...
Vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme s...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmos...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...