Kapriçot e motit/ Çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për javën e ardhshme
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijojë të...

Në Shqipëri, shpallja dy vite më parë e emergjencës në sektorin e energjisë dhe kriza energjetike në Europe, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, kanë nxitur nevojën e shfrytëzimit të burimeve të reja energjetike.
Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, thotë se energjia po del me shpejtësi në plan të parë të axhendave qeveritare, por edhe të qytetarëve. Shqipëria e ka mbështetur prodhimin e energjisë nga hidrocentralet, kryesisht ata që gjenden në kaskadën e Drinit, ç’ka do të thotë se siguria e prodhimit të energjisë është e varur nga reshjet dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.
“Situata çdo vit është në një kurbë që zvogëlohet prodhimi i energjisë në verë dhe rritet shumë në periudhën e reshjeve. Dhe kjo është logjike. Disa herë është i lartë, kur viti është i lagësht, dhe disa herë është shumë i ulët. Por, në mesatare ne arrijmë të sigurojmë të paktën 80% të nevojave. Në momentin kur reshjet shfaqen, ne prodhojmë dhe hidrocentralet zbrazen për shkak të rritjes së konsumit", thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.
Kjo, thotë eksperti Simaku, ka bërë që Shqipëria të ekspozohet thuajse çdo vit në importin e energjisë gjatë periudhës së verës, kur edhe çmimet e energjisë në tregun rajonal dhe ndërkombëtar janë më të larta.
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike shënoi një rënie prej 21.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa importi bruto i energjisë u rrit me 35.1%. Në këto kushte, është i domosdoshëm diversifikimi me shpejtësi i burimeve të energjisë për të mbuluar konsumin vendas të energjisë jo vetëm nga burimet ujore, por edhe nga energjia e rinovueshme e përfituar nga dielli dhe era.
“Sistemat fotovoltaike duhet të kenë një prodhim të barabartë me ato hidrike në mënyrë që Shqipëria, në mënyrë të vazhdueshme, të ketë energji dhe të rrisë sigurinë e furnizimit me energji. Nëse do të kishim të instaluara të paktën 3 GW, ose 3 mijë MW centrale fotovoltaikë, sado të vogla apo të mëdha që të jenë ato, ne sot do të ishim në kushte jashtëzakonisht të mira”, thotë eksperti i energjisë, Gjergj Simaku.
Sipas INSTAT, në Shqipëri vetëm 0,7 % i prodhimit neto të energjisë elektrike u prodhua në vitin 2022 nga impiantet fotovoltaike, tregues ky ende mjaft i ulët. Sistemet fotovoltaike, sipas ekspertit Simaku, duhet të kenë një prodhim të barabartë me atë të prodhuar nga hidrocentralet e mëdhenj dhe të vegjël, për të rritur sigurinë e prodhimit dhe furnizimit gjithëvjetor me energji.
Për drejtuesin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo, nevoja e diversifikimit të burimeve energjetike dhe përshtatja me direktivat e BE-së është pjesë e përmirësimeve ligjore në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
“Vendi, këto kohë, po kalon në disa rregullime ligjore të rëndësishme. Është në diskutim projektligji për prodhimin e energjive të rinovueshme. Akoma nuk ka kaluar në parlament, po është në diskutim publik. Gjithashtu, vitin e shkuar pati një sërë nismash mbështetëse ekonomike për aktorët që janë të interesuar për të instaluar panele diellore, sepse janë energji të cilat jo vetëm ndotin më pak mjedisin, por sjellin edhe përfitim ekonomik”, thotë drejtuesi i Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirjo.
Në përpjekje për të nxitur prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë po mbështet 2000 familje me 70 % të vlerës së instalimit të impianteve diellore për ngrohjen e ujit. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Energjetikës, në vitin 2022 janë miratuar 7 projekte fotovoltaike në sektorin privat të energjisë, ndërsa 55 të tjera janë në trajtim. Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se, deri në vitin 2030 Shqipëria synon të përmbushë 30 përqind të nevojave nga impiantet fotovoltaikë, një objektiv ky i vështirë për tu realizuar./ VOA
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të vijojë të...
Territori i Shqipërisë do të jetë në mbizotërimin e ku...
Punimet në rrethrrotullimin e Shkozës do të bëjnë që autom...
Reshjet e shiut dhe të borës janë kthyer në qytetin turist...
Orët e parë të ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësira...
39% e shqiptarëve mendojnë se gjërat në përgjithësi në ven...
Formalizohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dh...
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paq...
Vendi ynë do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranë...
“Shqiptarët janë “çmendur” pas targave të personalizuara!”...
Moti i paqëndrueshëm po dominon prej disa ditësh në të...
Përgjatë 24 orëve të fundit, 11 lëkundje tërmeti janë regj...
Pjesa e parë e ditës do të sjellë dominim të vranësira...
Akademiku Artan Fuga i është përgjigjur deklaratës së fund...
Akademia e Shkencave ka përgenjështruar pohimet e akademik...
Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit t...
Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore...
Qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogël...
Radhë të gjata dhe trafik i rënduar. Kjo është situata me...
Gazetari italian, Loris Castriota, ka deklaruar se është a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...