"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Ne të gjithë njohim dikë që duket se nuk është kurrë në kohë, qoftë në një drekë apo një takim pune. Por a ka një shpjegim të saktë se përse disa njerëz janë gjithmonë me vonesë? Ekspertët thonë se zakoni i të qenit vonë, nxitet ndoshta nga një sërë faktorësh, përfshirë perceptimin e kohës, menaxhimin e saj dhe personalitetin.
“Ka të ngjarë të ekzistojë një mekanizëm në tru, që i bën disa njerëz të vonohen për takimet e përpikta, sepse ata e nënvlerësojnë kohën që do t’u duhet për të arritur atje”- thotë Hugo Spirs, profesor i neuroshkencës konjitive në Kolegjin Universitar të Londrës, dhe bashkautor i një studimi të vitit 2017 të botuar në revistën “Hippocampus”.
Hipokampusi është një rajon i trurit që përpunon disa aspekte të kohës, si kujtimi kur duhet bërë diçka dhe sa kohë duhet për të thekson Spirs. Ndërkohë një studim tjetër i botuar në revistën “Nature Reviews Neuroscience”, sugjeron se neuronet në hipokampus që veprojnë si “qeliza kohore”, pra kontribuojnë në perceptimin dhe kujtesën tonë të ngjarjeve.
Por se përse saktësisht disa njerëz e nënvlerësojnë vazhdimisht kohën, kjo mbetet ende e paqartë. Një faktor mund të jetë se sa familjarë jemi me një hapësirë të caktuar. Për studimin e vitit 2017, Spirs u kërkoi 20 studentëve që sapo ishin zhvendosur në Londër të skiconin një hartë të zonës ku ndodhet universiteti, dhe të vlerësonin kohën e udhëtimit në destinacione të ndryshme.
Ndërsa vlerësimet mbi distancat varionin shumë, ato mbi kohën e udhëtimit nisën të jenë gjithnjë e më i sakta sa më shumë që studentët e njihnin zonën. “Nëse je shumë familjar me një hapësirë, atëherë fillon që të bësh parashikime më të sakta mbi kohën që do të marrë shkuarja diku”- thotë Spirs.
Në disa raste, njerëzit që janë vonë mund të mos e vlerësojnë si duhet kohën e mjaftueshme për të kryer detyra që nuk kanë lidhje me udhëtimin, si për shembull përgatitja në mëngjes. Studimi i publikuar në revistën “Memory & Cognition”, sugjeron që të bëjmë vlerësime të kohës bazuar në sa kohë mendojmë se na kanë marrë detyrat në të kaluarën.
Megjithatë, kujtimet dhe perceptimet tona nuk janë gjithmonë të sakta. “Në rast se kemi shumë përvojë në kryerjen e një detyre, atëherë kemi më shumë gjasa të nënvlerësojmë se sa kohë do të zgjasë ajo”, - shprehet Emili Ualdum, ndihmësprofesore në Universitetin Kampëll në Karolinën e Veriut, dhe autorja kryesore e një studimi të vitit 2016, botuar në “Journal of Experimental Psychology”.
Në këtë studim, Ualdum zbuloi se faktorët mjedisorë, si muzika, mund të shtrembërojnë perceptimin e kohës. Ajo tregoi se kur vullnetarët që morën pjesë në studim kryenin një detyrë që kishte të bënte me pyetjet mbi njohuritë e përgjithshme, disa njerëz e vlerësuan gabimisht kohëzgjatjen e detyrës, bazuar në numrin e këngëve që dëgjuan duke u luajtur në sfond.
Të rriturit më të rinj prireshin të rritnin vlerësimet e tyre të kohës nëse dëgjonin 4 këngë të shkurtra në krahasim me 2 këngë më të gjata, diçka që nuk dukej se ndikonte në perceptimin e kohës nga të rriturit. Një faktor tjetër mjedisor mund të jetë mbipopullimi.
Në një studim të vitit 2022 botuar në revistën “Virtual Reality”, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin kohëzgjatjen e udhëtimeve të simuluara pak a shumë të mbushura me njerëz. Ata zbuluan se udhëtimet e mbushura me shumë njerëz perceptoheshin 10 për qind më fort sesa udhëtimet me më pak njerëz rreth e rrotull, gjë që lidhej me të qenit një përvojë e pakëndshme.
Te vonesa një rol luan edhe personaliteti. Disa tipare të tij, si ndërgjegjja e dobët, mund t’i bëjë disa njerëz të harrojnë detyrat që i kishin planifikuar përpara kohe. Një faktor tjetër që mund të ndikojë është se sa i prirur është dikush për të kryer shumë detyra.
Një hulumtim i botuar në revistën “Advances in Cognitive Psychology”, ka treguar se njerëzit që bëjnë disa detyra njëherësh, kanë më pak gjasa të mbajnë mend dhe të kryejnë detyra të tjera të planifikuara në kohë. Në mungesë të një afati, këta njerëz e humbasin shpeshherë ndjenjën e kohës.
Disa njerëz përpiqen të jenë në kohë, sepse i vonojnë qëllimisht detyrat që kanë për të bërë. “Vonesa mund të jetë një simptomë e zvarritjes. Dhe kjo e fundit është zakonisht e rrënjosur te një marrëdhënie e vështirë emocionale ndaj detyrës”- thotë Fuskia Sirua, profesor i psikologjisë në Universitetin Durham në Angli.
Dallimi midis zvarritjes dhe vonesës, është se kjo e fundit ndikon në marrëdhënien tonë me të tjerët. Po çfarë mund të bëjnë njerëzit që vonohen vazhdimisht që të jenë të përpiktë në takime dhe të shmangin zhgënjimin e miqve dhe të dashurve? Ekspertët sugjerojnë vendosjen e alarmit në telefon./ Përshtatur nga CNA.al
SHMU njofton se për ditën e enjte vendi ynë do të vijo...
Sot bota po përballet me një fakt natyror të frikshëm, që ...
Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Shqipëria “...
Pecetat e njoma që përmbajnë plastikë do të ndalohen n...
Orët e para të mëngjesit do të jenë me vranësira të sh...
Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë ...
Drineda Danglli, një nënë e re beqare, me profesionin e më...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ...
Ditën e sotme moti parashikohet kryesisht i vranët, me...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Si një nga problemet kryesore që kanë renditur qytetar...
Shqetësimi i qytetarëve për koston e jetesës në kryeqy...
Barometri në Euronews Albania në matjet e dyta për problem...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...