Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...

Mungesa e punëtorëve, një nga problematikat më të mprehta për shumë sektorë të ekonomisë, ka prekur ndjeshëm edhe prodhuesit e bukës, ëmbëlsirave dhe pastiçerive.
Hendeku i krijuar te burimet njerëzore edhe nga ky sektor pritej të zgjidhej me punësime të të huajve nga India dhe Filipinet, ku më herët prodhuesit e bukës zhvilluan takime me kompani rekrutimi nga Dubai.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, tha për "Monitor" se kompanitë vendase janë tërhequr nga vendimi për punësimet e të huajve. Arsyet për mosmarrjen e tyre, sipas tij janë kostoja e lartë për paga dhe akomodim dhe pasiguria për ofrimin e punonjësve të kualifikuar.
“Kostoja për marrjen e punonjësve të huaj ishte e lartë që shkonte përtej 1,000 euro në muaj (800 euro rroga +300 euro akomodim, ushqimin. Më mirë të rrisim rrogat e fuqisë vendase sesa të mbajmë punonjës të huaj për të cilët nuk garantohet kualifikimi i duhur për përpunimin e brumit dhe përgatitjen e ëmbëlsirave. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe për 2024-n.
Përgjatë vitit 2023 pagat e punonjësve për këtë sektor janë rritur 2 deri 3 herë. Nuk ka më punonjës me pagë 40 mijë lekë në muaj. Niveli i pagës për specialist mesatar varion 60 mijë deri 70 mijë lekë në muaj. Për specialistin e lartë paga arrin deri 150 mijë lekë në muaj. Ndërsa paga e punonjësve sanitarë është 55 mijë deri 65 mijë lekë në muaj.”
A e përballon këto kosto shtesë sektori i prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave?
Peshkopia thotë se për zbatimin e kësaj vendimmarrjeje parësore do të vijojë të mbetet ruajtja e ekuilibrit me qëllim mosrritjen e çmimit të bukës. Kostot e rritjes së pagave sipas tij janë amortizuar tek ulja e fitimeve të bizneseve, por edhe te rritja e çmimeve për disa lloje produktesh, duke mos prekur çmimin e bukës masive.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave pohon se aktualisht ka një stanjacion të largimeve të popullatës në emigracion, pavarësisht tendencës pozitive kërkesa për punonjës të rinj veçanërisht në sektorin e shërbime, si shitëse apo sanitare mbetet e lartë.
“Nuk presim që vitin e ardhshëm të vijojë kriza, si e këtij viti për punonjësit, pasi largimi është frenuar. Janë të shumta familjet që kanë ikur prej vitesh në emigracion dhe po rikthehen. Pra bëhet fjalë për individë me zanat që po rehabilitohen në vend”.
Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Mungesa e fuqisë punëtore shtoi kostot edhe për prodhuesit e bukës. Rritja e pagave vështirësoi vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës masive 10 deri 20 lekë./ Monitor.al
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atm...
Çfarë mund të përfshihet në tryezën e festave për vegj...
Ka disa njerëz që nuk i pëlqejnë festat, veçanërisht K...
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Problem i gënjeshtrës nuk qëndron thjesht te mos thënia e ...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellim...
Këtë të Shtunë moti do të jetë relativisht i qëndruesh...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke v...
Kryeministri Edi Rama, këtë të mërkurë e ka nisur me disa ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga...
Rezulton se gjumi nudo nuk është vetëm për periudhën e...
Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Problemi i radhës e çon emisionin “Stop” në Tv Klan në fs...
Një analizë e imazheve 3D të gjuhëve njerëzore sugjero...
Për javën që sapo ka nisur, vendi ynë do të ndikohet nga k...
Mimoza ka ardhur posaçërisht nga Gjermania në “Ka Një ...
Mimoza, nënë e dy fëmijëve vjen nga Gjermania ku jeton...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...