web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit për sot/ Ja si do të jenë temperaturat

30 Dhjetor 2024, 06:54, Sociale CNA
Parashikimi i motit për sot/ Ja si do të jenë temperaturat
Foto ilustruese

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim, të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.





Lajmet e fundit nga