Gripi/ Apeli i mjekes Çomo: S'ka vend për panik, minimizoni takimet me të prekurit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...

CNA TV udhëtoi drejt fshatit Vërçun të bashkisë së Pogradecit, në familjen Peleshka, e përbërë prej 5 anëtarësh. Një familje me probleme të shumta shëndetësore dhe me një shtëpi në kushte të mjerueshme.
Brenga e familjes është pikërisht djali i vogël 12 vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë së theksuar dhe as nuk mund të flasë apo të çohet nga krevati.
Kryefamiljari Aristir Peleshka tregon për CNA TV vështirësitë që has çdo ditë për të siguruar jetesën. Të gjithë anëtarët e familjes janë të sëmurë, djali i madh ka kryer disa operacione, ndërsa gjendja e djalit të vogël, Florit, sa vjen dhe përkeqësohet.
"Familja ime është e përbërë nga 5 persona, nëna ime, unë bashkëshortja dhe dy djemtë. Nëna ime ka bërë operacion në sy, nuk e fitoi dot shikimin dhe u verbua, ka 8 vite që merr kemp. Kujdestari i saj jam unë. Të ardhurat i marrim siç i ka përcaktuar ligji, 27 mijë lek të reja në këto vitet e fundit sepse nuk kanë qenë kaq. Kam bashkëshorten, para 12 viteve na ndodhi lindja e djalit të vogël, e ndoqëm me doktor. Nuk u diktua gjatë kontrolleve, kur erdhi puna në fund nuk doli me sukses, është me epilepsi të theksuar dhe diagnoza të tjera që doktorët i dinë me mirë.

Ja kam ndjekur dhe bërë të gjitha shërbimet e mjekësisë, edhe ata më kanë pritur mirë, aq sa kam mundur ta ndihmoj sepse ai është i dëmtuar që në lindje. Djali është 12 vjeç, i paralizuar në gjysmën e trupit, rri në shtrat nuk lëviz, nuk flet. Komunikon me nënën nëpërmjet shenjave, reagimeve, nuk ecën dhe nuk shton në peshë. Shërbimi nuk i ka munguar, është puna e bashkëshortes time, durimi i saj, mund ta quaj heroinë. E kemi pranuar këtë sprovë, na e ka dhënë ai lart."
Të ardhurat e familjes janë vetëm nga kempet që merr nëna e verbër e Aristirit dhe po ashtu djali i vogël i familjes. Të ardhura që mund të shkojne deri në 60 mijë lek të reja, por që nuk përmbushin dot as nevojat bazë të familjes.

"Të ardhurat në këtë familje kryesoret janë të kempeve dhe dy kujdestaritë, afërsisht shkojnë 60 mijë lek të reja, e këto vitet e fundit se më parë nuk ishin kaq. Kanë qenë 10-15 mijë lek të reja fillimisht. Unë vetë merrem pak me tokat, aq sa mundem sepse vetë jam i sëmurë, kam probleme me zemrën, deri vitin që kaloi më la zemra dhe bëra operacion, kam vendosur aparat në zemër. Më kanë garantuar një jete 10 vjeçare por atje nuk i dihet. Muajin ne mezi e nxjerrim, me sakrificë duke lënë mangut shumë gjëra, por pjesën e shërbimit mjekësor dhe ushqimor ua ndjek. Kam arritur deri atje ku kam marrë borxh dhe duke punuar gjatë beharit i kam shlyer duke nxjerrë të ardhura nga bahça dhe lopën që kam. Një jetë me sakrifica, jo të gëzueshme. S'mund të them që jam mirë."
Vërçuni është një fshat malor, 30 km larg Pogradecit, ndërsa për Aristirin është e pamundur të punojë pasi mungesa e forcës po ashtu edhe mungesa e kushteve të transportit e bëjnë të vështirë të shkojë në qytet për të siguruar punë.

Gjendjen e vështirë të familjes e tregon edhe bashkëshortja, Dhurata Peleshka. Është ajo që kujdeset 24 orë për djalin e vogël, me shumë peripeci, ndërsa tregon mes lotësh sa e vështirë është përkujdesja për fëmijën e saj.
"Është shumë e vështirë, me vuajtje të mëdha, me durim. Mbaroj me djalin, filloj me vjehrrën, ajo është komplet e verbër. Duhet ta çoj shumë herë këtë fëmijë në spital, ja ai ka ankesë nga goja sepse ai sdi të flasë por e njoh sepse i skuqen mishrat e dhëmbëve. Nuk heq dot asnjë lek mënjanë sepse këta janë me shpenzime. Sa i përket ilaçeve, shteti më jep falas vetëm depakinën dhe për qarkullimin e gjakut, të tjerat ia blej me lek. 15 mijë lek të reja vetëm ilaçet e djalit. Unë si kujdestare e tij, bashkë me kempin e djalit marrim 23 mijë lek të reja, por të thashë që 15 mijë lek të reja i shkojnë ilaçet plus rrugët që ne e çojmë në spital në Pogradec.

Ka raste që nuk e kam çuar se skemi patur lek, ndërsa më e vështirë ngelet Tirana se aty duhet ta çoj me patjetër, në rastet kur këtu se merr përsipër asnjë. E kam çuar dhe për dhëmbët, sa e shohin doktorët thonë "jo jo nuk e marrim dot përsipër", se është fëmijë me probleme dhe duhet të përdorin narkozë. Deri në Pogradec 5 mijë lek të reja më bën vetëm rruga, ilaçet që i jep doktori pas vizitës i shkojnë deri në 3 mijë lek të reja, dhe duhet tja ble. Vetë jam e sëmurë, tani mu shfaq sëmundja e diabetit, pa ilaçe pa asgje."
Pasi folëm gjerë e gjatë për kushtet e vështira në të cilën ndodhet kjo familje, i pyesim se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për të lehtësuar sado pak gjendjen problematike me të cilën flenë e zgjohen çdo ditë. Të dy bashkëshortët, mes lutje që i drejtojnë bashkisë, apo edhe bizneseve private, kërkojnë të afrohen në qytetin e Pogradecit, me një banesë që mund të gjendet qoftë më qira, apo edhe me bonus qiraje të siguruar nga bashkia. Largësia e fshatit nga qyteti, ka kosto mjaft të mëdha, e një banesë afër spitalit të Pogradecit do të ishte zgjidhja e shumë halleve të familjes.

"Unë kërkoj që të jem me djalin ku të jetë mundësia, kush mund të vejë dorën në zemër sidomos për djalin, siç mund të bëjë për fëmijën e tyre, të jem afër spitalit të Pogradecit. Sepse nuk po e përballoj dot, vërtet ja kam bërë shërbimin por edhe mund të ngelem sepse ai është një fëmijë që duhet tja blesh se sbën. 10 mijë lek të reja unë i marr vetëm kosin, 15 mijë lek të reja i paguaj ilaçet që merr, dhe nuk ngelet asgjë."
"Në momentin që jam unë, ndihma më e mirë do të ishte, nëse do ishte e mundur nga shteti apo bizneset, një banesë sociale 1 me 1, nuk e dua banesë luks, unë dua të kem një banesë atje sepse këtu në dimër bllokohet edhe rruga. Të jem afër qendrës spitalore për çdo rast, qoftë për djalin por edhe për nënën, ti çojmë më lehtë, sepse aty ka shërbim taksie. Do ishte një ndihmë, si ta quaj, një dhuratë nga zoti. Kush do ta bëjë këtë gjë, do ti jem mirënjohës gjithë jetën."

CNA TV ka trajtuar rastin e vështirë të familjes Peleshka në fshatin Vërçun të Pogradecit, duke i bërë apel bashkisë të marrë masa të menjëhershme për ta ndihmuar dhe lehtësuar jetesën e 5 anëtarëve të familjes.
Ne po iu vendosim në dispozicion numrat e kontaktit të dy bashkëshortëve për të gjithë që do të duan tju vijnë në ndihmë kësaj familje. Po ashtu, do të bëjmë çështë e mundur që nëpërmjet kronikës dhe përpjekjeve me bashkinë, të gjejmë një zgjidhje të shpejtë për familjen Peleshka.
Aristir Peleshka: 0696742972
Dhurata Peleshka: 0695838307
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Nga 848 riregjistrime në autoshkolla të personave që h...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të pa...
Mot relativisht më i qëndrueshëm pritet për ditët e ma...
Kolonja mbetet një nga atraksionet më të njohura turis...
Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira të dendur...
“Na e mbushi shtëpinë me shkaravina, pale po merzitet po s...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Ditën e sotme temperaturat do të pësojnë rritje të leh...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme...
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q...
Shqipëria përkeqësohet me 4 vende, duke u renditur në ...
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Disa pamje mahnitëse nga pyjet e vjetra të ahut në luginën...
Këtë të enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga po...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendj...
Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të r...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kjo e hënë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...