Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Shqipëria përkeqësohet me 4 vende, duke u renditur në vendin e 57-të nga 170 shtete në Indeksin e Progresit Social* (SPI) 2023.
Nga të gjithë komponentët, Shqipëria është vlerësuar me më shumë pikë te siguria personale dhe strehimi, duke u renditur në vendin e 39-të në botë.
Performancë të mirë ka edhe sa i përket ushqyerjes dhe kujdesit bazë mjekësor, aksesit në arsimin bazë, aksesit në informacion dhe komunikim, të drejtat personale, në shëndetësi dhe në cilësinë e mjedisit.
Megjithatë shumë prej komponentëve janë përkeqësuar me të paktën 10 pozicione, siç janë arsimi bazë, shëndeti dhe arsimi i avancuar.
Ashtu si edhe në raportin e një viti më parë dy komponentët që na rendisin mes vendeve të fundit në indeks janë Liria Personale dhe Zgjedhja dhe Cilësia e ujit dhe Kanalizimet, duke u renditur përkatësisht në vendin e 130 dhe 94 nga 170 vende të marra në studim.
Shqipëria renditet në vend të parë në nënkomponentët për barazinë gjinore në arritjet dytësore (nr. 1), qasjen e energji elektrike (nr. 1) dhe lirinë e lëvizjes së brendshme (nr. 8).
Vendin e parë e kryeson Danimarka me 90.38 pikë, duke tejkaluar Norvegjinë (vendi i dytë nga i pari një vit më parë), vendi i tretë Finlanda, Islanda në vendin e 4-t dhe Zvicra në vendin e pestë.
Sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila renditet në vendin e 60-të, Serbia (46-të), Mali i Zi në vendin e 45-të dhe Bullgaria në vendin e 43-të. Kosova nuk përfshihet në indeks.
Sipas Indeksit të Progresit Social 2024, për herë të parë bota ka rënë në përgjithësi në progresin social. Në total, 61 vende panë një rënie të ndjeshme të progresit të tyre social në vitin 2023 dhe 77 të tjera mbetën në të njëjtin vend. Vetëm 32 vende panë një përparim real.
Sot, katër nga pesë njerëz në botë jetojnë në një vend ku përparimi shoqëror është në stanjacion ose në rënie.
Kjo rënie po ndodh teksa po kalojmë në vitin më të madh zgjedhor në histori, me më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, katër miliardë njerëz, që shkojnë drejt qendrave të votimit.
Meqenëse 4 nga 5 njerëz në botë jetojnë në vende që nuk kanë përparim ose nuk shkojnë prapa në progresin social, viti 2024 do të jetë një vit vendimtar ku zyrtarët e zgjedhur duhet të jenë përgjegjës për të adresuar rëniet në shëndetësi, arsim, të drejta e njeriut dhe fusha të tjera thelbësore që ndikojnë në mirëqenien e njerëzve. Gjetjet theksojnë se rezultati i Indeksit të Progresit Social në botë ra me 0.31 pikë nga 2022 në 2023.
Indeksi i Progresit Social 2024 tregon gjithashtu:
Progresi social i Shteteve të Bashkuara ka rënë që nga viti 2011, dhe, si rezultat, SHBA-ja është zhytur në vendin e 29-të dhe në nivelin e dytë të progresit social botëror.
Po ashtu edhe Mbretëria e Bashkuar ka rënë në progresin social që nga viti 2011. Ajo ka rënë me 8 vende në renditje për të qenë e 21-ta në botë dhe ka zbritur në nivelin e dytë të progresit shoqëror.
Danimarka renditet e para në Indeksin e Progresit Social 2024, me një rezultat prej 90,38, ndërsa Sudani i Jugut është në fund, në vendin e 170-të, me një rezultat prej 25,93. Gjermania, e renditur e dhjeta me një rezultat prej 87.64, është vendi me performancën më të mirë të G7./Monitor
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Disa pamje mahnitëse nga pyjet e vjetra të ahut në luginën...
Këtë të enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga po...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendj...
Dy në pesë punëtorë shqiptarë ngrenë ose mbajnë sende të r...
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kjo e hënë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosf...
Për javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte të q...
Për ditën e diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një f...
Shqipëria përjetoi një rritje të dukshme të punës në d...
Vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kush...
Pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendi...
Të gjithë e dimë se është e rëndësishme t'i lajmë dhëm...
Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi edhe pa efe...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Një ditë në një qendër fëmijësh troket polici dhe kërkon t...
Një konsulent lidershipi që studion psikologjinë e v...
Nuk pretendojmë se marrëdhëniet janë të lehta. Sidomos...
Në një epokë ku individualiteti dhe komoditeti po bëhen gj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...