Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Kryepiskopi i ri i i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi u lind në Tiranë në vitin 1956.
Në vitin 1975, Joani pagëzohet fshehurazi nga prifti atdhetar, patriot, hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, Kozma Qirio, mes terrorrit të egër, çnjerëzor, ateist. Dashuria e tij për t’i shërbyer njeriut, e çoi të riun Joan në vitet 1979-1990 të punojë në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavijonin e rehabilitimit, ku ranë në sy vlerat e tij si besimtar.
Në vitin 1990, Joan Pelushi ikën drejt SHBA-së për t’u arsimuar në Theologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, ku diplomohet me “High Distinction” në Master i Studimeve Teologjike, në vitin 1993. Dashuria e pakufishme për Zotin, si bir i denjë dhe i zellshëm i tij, bëri që në vitin 1992, Joani të kontaktojë Kryebariun e Kishës Orthodhokse Shqiptare, të sapoardhurin, Kryepiskopin Anastas, për të plotësuar thirrjen e Zotit për të, që t’i shërbejë atij në Shqipëri, në vendin e tij, në një kohë kur të gjithë dëshironin të largoheshin nga vendi.
Pas kthimit në Shqipëri, në shtator të atij viti, fillon të punojë si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në 27 shkurt 1994 dorëzohet dhjakon dhe në 4 dhjetor prift, duke vazhduar të japë mësim në Akademinë Teologjike.
Atë Joani më 1995 shkoi përsëri të ndjekë studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, për përgatitjen dhe lartësimin e tij më tej si bari i ardhshëm, që të ishte sa më i denjë në përkushtimin e tij ndaj Zotit dhe grigjës. Erudicion me përkushtim të pandërprerë, të zellshëm, e kurorëzon Atë Joanin “High Distinction”, Master i Teologjisë, ekuivalent Kandidat i Shkencave në Holy Cross, Boston, viti 1997.

Dëshirë e madhe për t’i shërbyer sa më shumë transmetimit të dijeve, përgatitjeve të barinjve për Kishën, pas kthimit në Shqipëri, emërohet dekan i Akademisë Theologjike të Kishës Orthodhokse, detyrë nga viti 1996-’98.
“Më kujtohet që ishte viti i tretë i shkollës së mesme, kur rashë në kontakt me Ungjillin dhe me një grup besimtarësh që e kishin mbajtur gjallë besimin (vitet ’74 -‘75), si Petro Zheji, Theofan Papa, papa Kozmai, dhe motrat Cico. Bisedonim vazhdimisht me zell të zjarrtë dhe dashuri të madhe për Ungjillin. … jashtë sundonte errësirë, por thellë në shpirt ndjeja një gëzim të madh”, përshkruan imzot Joani.
Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, kërkon dhe rrit devotshmërinë, përgjegjshmërinë, shërbimin e tij më të denjë ndaj Jisu Krishtit. Zotërues i shumë gjuhëve, anglishtes, frëngjishtes, italishtes, greqishtes dhe me njohuri të latinishtes, hebraishtes kontribuon pa pushim me përkthime, botime, në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, duke plotësuar kështu mangësi të theksuara në literaturën shqipe në këtë fushë.
Djali që besoi, pranoi, dhe përqafoi fshehurazi Krishtin në kohët e zymta, të errëta, të egra të komunizmit në vitet ’70, për afro 30 vjet udhëheq me hir Perëndie Mitropolinë e Korçës, shënjon takime të rëndësishme ndërkombëtare. Referues, pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave, mesazheve të ndryshme.
Përfaqësues në nivel të lartë në Kishën Orthodhokse Botërore. Grupe pune në Këshillin Botëror të Kishave. Anëtar i grupeve të rëndësishme të punës (Joint Working Group) me mandat pesëvjeçar për hartimin, bashkëpunimin ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Mendime universale për realitetin e shoqërisë së sotme njerëzore, vlerave të saj, Kishës, besimit, si një e drejtë themelore e njeriut si ikonë e Perëndisë dhe shëmbëlltyrë e tij./ CNA
Kryepeshkopi Anastas, pas ndarjes nga jeta më 25 janar në mo...
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë edhe këtë...
Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ng...
Këtë të premte, Tirana u mbush me energji dhe adrenali...
Zonat e ulëta, si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen ...
Martesa trefishon rrezikun e obezitetit për meshkujt, por ...
Dita e enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm! Reshjet ...
Për pensionistët në të gjithë vendin, pranvera vjen edhe m...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm,...
Dita e martë do të karakterizohet nga moti i paqëndrueshëm...
Ditën e sotme, datë 10 mars, vendi ynë do të ketë alternim...
Ditën e sotme, datë 9 mars, vendi ynë do të mbizotërohet n...
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, biznesmeni Gjergj Luca ka...
Dita e shtunë në rrugët e Tiranës ka nisur ndryshe. Sot edhe...
Vendi ynë ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Dre...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët i shitjes së mollëve ka ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...