web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bonusi i pranverës për pensionistët/ Ja kur merret dhe kush përfiton

12 Mars 2025, 11:50, Sociale CNA

Bonusi i pranverës për pensionistët/ Ja kur merret dhe kush

Për pensionistët në të gjithë vendin, pranvera vjen edhe me një bonus veç pensionit të tyre të përmuajshëm. Shpërndarja e bonusit të pranverës ka nisur nga e hëna, 3 mars 2025. Sipas të dhënave, nga ky bonus do të përfitojnë 730,430 pensionistë.

Pensionistët do të kenë mundësi që së bashku me pensionin mujor të tërheqin pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe banke të nivelit të dytë edhe shpërblimin e pranverës. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka njoftuar se 196,114 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr deri më tani bonusin.

Më shumë se 511 mijë pensionistë do të marrin bonus 10 mijë lekë (100 euro) pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë dhe kategoria tjetër që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 5 mijë lekë (50 euro).

Ky bonus do mund të tërhiqet deri më 30 shtator të këtij viti njofton Ministria e Ekonomisë, ndërkohë për të gjithë pensionistët që nuk kanë tërhequr ende Bonusin e Fundvitit, afati i fundit për ta marrë është 30 qershor 2025./CNA 

 





Lajmet e fundit nga