web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe vranësira/ Moti për ditën e sotme

22 Dhjetor 2025, 07:09, Sociale CNA


Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike  të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 18 gradë celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga