
Ndoshta secili nga ju ka një përgjigje për pyetjen “Çfarë është dashuria”, pyetje, e cila ka mbetur pa një përgjigje të gjithëpranuar.
Pyetje që ka sëmbuar mendjet më të ndritura dhe shpirtrat më të dehur të kohëve dhe botëve, dhe i ka drobitur ata në përçapjen për të gjetur një përgjigje, ose për të përafruar një dakordësim unanim, pa mundur dot t’ia dalë.
Ka gozhduar kjo pyetje, dashnorë e puritanë, duke i ngasur në një ngulm të ethshëm të gjetjes së fijeve, me të cilin ata të endin pëlhurën e mantelit që stolis celebrimin e këtij caku etern të njerëzores, por ka rezultuar mision i pamundur.
Sendërtuar në përkushtim dhe përjetim, ka ajo, për të gjetur prehje dhe shenjtërim në trajtesa të llojllojta shprehëse arti, duke u rrekur të gjejë një përgjigje, dhe është rropatur shekujve duke përfunduar bërjen e një bote të magjishme krijimi dhe vetëm aq.
Është kolovitur në valëzim tingujsh, për të përkundur dete të tëra shikimesh e rrebeshe prekjesh, ka ngjyer penelat e mjeshtërve, gjak prej gjakut të saj është bërë bojë për penat dhe zemrat që e fluturuan në yjësitë e kozmosit dhe e dalldisën në kopulimet e trupave që notonin në epsh dhe llavë.
E megjithatë “Çfarë është dashuria?!” ishte pyetje që përgjigjja mbeti duke iu blatuar te këmbët kësaj perëndie.

Por jo të gjithë besuan dhe shumë ndër ta e panë dhe e kuptuan, e përjetuan dhe iu flijuan, u ngrohën dhe u ndritën nga ky zjarr, ndryshe.
Natyrisht edhe ju do të keni një përgjigje tuajën, për një prej pyetjeve që kanë marrë përgjigje, po, përgjigje që kanë gjetur shumë papajtueshmëri nga disa, e papranueshme nga disa të tjerë, ndërsa pak ka prej atyre që dakordësohen
Dashuria është një pyetje që rezonon me thellësinë e qenies njerëzore, një mister që shtrihet përtej fjalëve dhe përkufizimeve të ngurta, përtej çdo ligjërimi të atypëratyshëm dhe arsyetimi racional. Për disa, ajo është ndjenja më sublime që lidh dy shpirtra në harmoni; për të tjerë, është një forcë që shkatërron kufijtë e egoizmit dhe na ndihmon të shohim botën përtej vetes, siç është për disa një nevojë për prani, ndoshta jo për të hequr dorë nga vetja, sesa për të gjetur tek ajo pjesën e munguar që ofrohet nga dikush tjetër.
Dashuria është jetë, është frymëzim dhe vuajtje, njëkohësisht ekstazë dhe sakrificë. Ajo nuk është vetëm një ndjenjë romantike, por një energji që gjen shprehje në marrëdhëniet njerëzore, në art, në natyrë dhe në çdo përpjekje për të kuptuar dhe ndier më thellë.
Filozofët, poetët dhe shkencëtarët kanë provuar të japin përgjigje të ndryshme për dashurinë: Platoni e shihte si një rrugë drejt bukurisë hyjnore, Molière-i si një arenë e humanitetit dhe kontradiktave të tij, ndërsa psikologët e konsiderojnë atë si një lidhje emocionale dhe kimike që ushqen mirëqenien tonë.
Por, ndoshta dashuria është thjesht ajo që ndiejmë kur zemra jonë ndrit me dritën e një tjetri dhe kur gjejmë një kuptim më të lartë në përkushtimin ndaj tyre.
Gjithsesi, “Çfarë është dashuria?!”, mbeti pyetja që nuk mori përgjigje unanime.
Dhe është pikërisht kjo e bukura dhe e mistershmja e dashurisë. Ajo nuk mund të kufizohet në një definicion, sepse çdo përpjekje për ta shpjeguar i jep një dimension të ri, një kuptim të ri, duke mos u pajtuar me kufizime dhe ngurtësime, të cilat do të shumëfishoheshin dhe zgjatonin pafund pyetësorin.
Sepse dashuria është një fije e padukshme që lidh gjithçka në këtë botë, një akt që kërkon më shumë sesa vetëm të ndjesh, por edhe të kuptosh, të sakrifikosh dhe të pranosh.
Dashuria është forca që na bën njerëz. Ajo na bën të ecim përpara, të kapërcejmë frikën dhe të zbulojmë dimensione të reja të vetes sonë dhe të të tjerëve. Është një art i pafund që kërkon kohë për t’u mësuar dhe për të cilin kurrë nuk jemi plotësisht të përgatitur dhe vullnetlirë të njëmendësuar se gjithçka ajo nuk është, por çdo gjë e jetës sonë merr kuptim pikërisht prej saj.
Dashuria e vërtetë nuk është as fizike, as romantike. Dashuria e njëmendtë është pranimi i gjithçkasë që të rrethon.
Personat me të lumtur nuk janë medoemos ata të cilët kanë më të mirën nga gjithçka, por ata që marrin më të mirën nga gjithçka që kanë. Jeta nuk është çështje vetëm se si t’i mbijetosh stuhisë, por se si të vallëzosh në bashin e një anijeje që kridhet nëpër dallgë.
Dashuria, me gjithë krahët e fuqishëm që zotëron, ka humnera që s’mund dot t’i kapërcejë./CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthj...
Shqipëria vendos rekord në importin e mishit sa i takon vi...
Ka startuar ditën e sotme censusi i shpendëve në Parkun Ko...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të n...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Këtë të martë pritet përmirësimi gradual i kushteve at...
Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtj...
Bashkia Kolonjë njofton se ka vështirësi kalimi në fshatra...
Bashkia Pogradec njofton që situata në këtë qark ka nisur ...
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë Juglindjen e vendit ka...
Përmbytjet kanë prekur lagjen "Kushtrimi", pranë ish-Ushqi...
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...
Një pamje e pazakontë ka përfshirë bregdetin e Velipojës, ...
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga r...
Dashuria pa epsh, nga OSHO te mënyra se si ne e kuptojmë d...
Reshjet e dendura të dëborës, ngricat dhe temperaturat...
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura kanë sjellë pro...
Për shkak të motit të keq me reshje dëbore në disa qarqe t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...