Reshje shiu në formën e shtrëngatave/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua Censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë.
Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.
Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.
Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5 për qind të popullsisë totale (shiko grafikun e mëposhtëm.
Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14 vjeç zunë 5-10 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Një 177 njësi administrative fëmijët zinin nga 10-15% të popullsisë totale.
Në 33 njësi fëmijët 0-14 vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative fëmijët zinin mbi 20-27 për qind të popullsisë totale.
Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative më numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative 27 për qind e banorëve ishin në 14 vjeç.
E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish Komuna Kolsh po në Kukës ku 25 % e banorëve ishin fëmijë.
Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit. Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e bashkisë Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21 %, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë. Edhe këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Po nga ana tjetër këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend.
Të dhënat e Cens 2023 për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra.
Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike. Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social.
Si po plaket popullsia
Në censin e vitit 2011 grupmosha 0-14 vjeç zinte 20.6 për qind të totalit të popullsisë, ndërsa në censin e vitit të kaluar 15.5%.
Në vitin 2011 u numëruan 578,5 mijë të rinj nën 14 vjeç, ndërsa më 2023 vetëm 373,9 mijë më rënie 35%.
Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.
Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë 31,8 për qind dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve 19,9 për qind.
Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët 19,0 për qind dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind. Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011./ Revista Monitor
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga n...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e d...
Për ditën e Diel, moti deri në orët e mesditës parashi...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojn...
Në raport me grupet më të reja të popullatës, pensionistët...
Për ditën e sotme mbi vendin tonë pritet depërtimi i masav...
Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga k...
Moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si ...
Pasiguria e pronësisë për tokën dhe strehimin është në rri...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e t...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e t...
Reshjet do të vijojnë të jenë të herëpashershme në formën ...
Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të s...
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atm...
Ditën e Premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim t...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...