Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar-gusht numri i përfituesve është pakësuar.
Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak.
Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 mld lekë , ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 mld lekë. Teksa për për rimbursimin e barnave të listës për 8 mujorin 2024 u shpenzuan gati 8,2 mld lekë nga 12,2 mld lekë të planifikuara, ose 68% e planit vjetor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar gjatë gushtit 2024, duke shtuar 50 barna të reja dhe 1,345 alternativa mjekimi në total, nga 1,191 që ishin më parë.
Te medikamentet e reja të shtuara, përfshihen 38 janë principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.
Gjatë periudhës 8 mujore 2025 kanë përfituar fisha diabeti 56,066 pacientë, ose 3,829 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 105,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 70% e planit vjetor.
Sakaq në muajin korrik të 2024-s hyri në fuqi VKM n.492, datë 24.07.2024 për shtimin e kategorive përfituese të fishave për matjen e normave të diabetit, si invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara të grupmoshës nga 25 deri 65 vjeç.
Përveç personave me Diabet Mellitus të grupmoshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç, shtimi i kategorive përfituese në 2024 solli rritje të shpenzimeve për rimbursimin e fishave të diabetit. Për rimbursimin e fishave të diabetit janë paguar 147,2 milionë lekë kundrejt 110,5 milionë lekëve të shpenzuara në 2023. Në 2024 shpenzimet për fishat e të sëmurëve kronikë me diabet janë rritur 33% në raport me vitin paraardhës. Gjatë vitit 2024 kanë përfituar nga fishat e diabetit 57,511 pacientë apo rreth 4% më shumë nga viti 2023./ Revista Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sot Shkodra u vesh me ngjyrën rozë. Mes solidaritetit dhe ...
Në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjës...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në këtë ‘Tetor Rozë’, Fjona Bashi, një vajzë që ka kaluar ...
Dita e sotme pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosf...
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me ...
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, që njihet për pyjet e...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Prej muajsh 28 familje të komunitetit rom që jetojnë në ko...
Në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku çdo familje jeton me...
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për b...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, e nis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...