“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Në kuadër të muajit tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në pedonalen e qytetit të Korçës u zhvillua një aktivitet sensibilizues me pjesëmarrjen e dhjetëra grave, vajzave dhe punonjësve të institucioneve shëndetësore.
Atmosfera e ngrohtë dhe ngjyrat rozë që mbizotëruan në bulevard sollën mesazhin e përbashkët të kujdesit dhe dashurisë për jetën. Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe një paradë simbolike, ku pjesëmarrëset përçuan mesazhin “Duaje jetën, çdo ditë e jotja vlen”, duke u bërë thirrje grave të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrollet mjekësore në kohë.
Sipas Nada Tërpos, shefe e kujdesit shëndetësor parësor, ndërgjegjësimi i grave në qarkun e Korçës është rritur ndjeshëm vit pas viti. Vetëm gjatë muajit tetor të vitit të kaluar janë realizuar mbi një mijë mamografi, ndërsa edhe këtë vit, ritmi i kontrolleve vijon me 40 deri në 50 ekzaminime në ditë. Qëllimi, theksoi ajo, është që mamografitë të mos kryhen vetëm gjatë muajit tetor, por gjatë gjithë vitit, pasi shërbimi ofrohet çdo ditë në poliklinikën e qytetit.
“Ne nga viti në vit shohim një ndërgjegjësim te gratë e rrethit të Korçës. Vjet gjatë muajit tetor janë realizuar 1067 mamografi dhe këtë vit po me të njëjtin ritëm, vazhdojnë mamografitë me 40-50 në ditë. Qëllimi për këtë sensibilizim nuk është që këto mamografi të bëhen vetëm në muajin tetor, por meqë e kemi mamografinë në poliklinikë, të shtrihen edhe në muajt e tjerë”, tha Tërpo.
Nga ana tjetër, Entela Sulo, specialiste pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, theksoi se ky aktivitet është pjesë e një sërë nismash që po zhvillohen gjatë këtij muaji për të ndërgjegjësuar gratë mbi rëndësinë e kontrollit periodik dhe parandalimit të kancerit të gjirit.
“Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, krahas aktiviteteve të shumta që zhvillon gjatë muajit tetor, sot në Ditën Botërore të Kancerit të Gjirit, jemi bërë të gjitha bashkë nën sloganin 'Duaje jetën, çdo ditë e jotja vlen'. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të jemi të gjitha njëzëri për të ndërgjegjësuar të gjitha vajzat, gratë, nënat, motrat tona për parandalimin e kësaj problematike”, deklaroi Sulo.
Ndërsa mjekja Flutura Jani theksoi se ky moment duhet të shërbejë si nxitje për çdo grua që të kujdeset për veten dhe të mos i kufizojë kontrollet vetëm në muajin tetor, pasi zbulimi i hershëm mund të bëjë diferencën midis trajtimit dhe shërimit.
“Pikërisht për këtë arsye jemi mbledhur sot, të nxisim veten tonë dhe të gjitha gratë që të kryejnë kontrollet e duhura shëndetësore në kohë, ashtu siç e rekomandojnë mjekët e familjes. Të mos fokusohemi vetëm në këtë muaj, por kontrollet të shtrihen përgjatë gjithë muajve të tjerë. Ky moment ndërgjegjësimi të na vlejë të mendojmë që përgjatë gjithë vitit ne t'u drejtohemi institucioneve shëndetësore, sepse kanceri i gjirit vërtet është kancer, por sot me mundësitë që ofrohen, është i trajtueshëm dhe i shërueshëm në shumë raste”, u shpreh mjekja.
Aktiviteti përfundoi me shpërndarjen e materialeve informuese dhe me mesazhin e përbashkët se kujdesi për shëndetin duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së çdo gruaje./CNA
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në këtë ‘Tetor Rozë’, Fjona Bashi, një vajzë që ka kaluar ...
Dita e sotme pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosf...
Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Punësimi me pagë në vendin tonë është i lidhur ngushtë me ...
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në fshatin Gështenjas të Pogradecit, që njihet për pyjet e...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Prej muajsh 28 familje të komunitetit rom që jetojnë në ko...
Në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku çdo familje jeton me...
Mungesa e punonjësve është bërë një problem themelor për b...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Protesta e minatorëve të minierës së bakrit në Spaç, e nis...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qyteta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...