Goditja në zemër, si të zvogëlohet rreziku
Ky togfjalësh ka hyrë në shumë familje, diku si kërcënim, ...

Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën. Në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë së paku një rol. Në këtë rezultat arriti studimi i një ekipi hulumtuesish të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universitetiy of Washington në Seattle.
Studimi përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore "The Lancet”. Të qenët në gjendje për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme, është thelbësore për kundërmasat, të cilat shpëtojnë jetë, tha Mohsen Naghavi nga University of Washington, një nga autorët kryesorë të studimit.
Megjithatë zhvillimi është shumë i ndryshëm në varësi të grupmoshave. Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mundi të zvogëlohej me 50 për qind, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind.

Shtimin e rasteve tek të moshuarit studiuesit e lidhin me efektshmërinë më të ulët apo intolerancën ndaj vaksinave dhe ilaçeve tek të moshuarit, si dhe me numrin më të madh të sëmundjeve te kjo grupmoshë. Për shkak se grupi i popullsisë mbi moshën 64-vjeçare do të rritet në vitet e ardhshme, sipas modelit edhe vdekjet e lidhura me rezistencën në përgjithësi mund të rriten deri në vitin 2050.
Përdorimi i tepërt i ilaçeve
Ekspertët paralajmërojnë prej kohësh për rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve. Një arsye e rëndësishme për këtë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Antibiotikët ndihmojnë vetëm kundër baktereve. Për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shpesh. Megjithatë çdo përdorim mund të çojë në shtimin e baktereve rezistente.
Se sa i madh është problemi me rezistencën, nuk është aq e lehtë të përcaktohet, sepse për shembull, nëse gjatë trajtimit të kancerit lindin ndërlikime nga mikrobet multirezistente, shkaku i vdekjes së pacientit zakonisht i atribuohet megjithatë kancerit./ DW
Ky togfjalësh ka hyrë në shumë familje, diku si kërcënim, ...
Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur m...
Ruanda po lufton me shpërthimin e virusit vdekjeprurës Mar...
Me siguri keni dëgjuar që ngrënia gjatë natës është rruga ...
Vitet e fundit mes ushqimeve alternative që nxisin shëndet...
Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet ...
Hithra është një barishte e egër që ka shoqëruar tryezat s...
Hulumtimet tregojnë se ajo që zgjidhni për vaktin tuaj të ...
Sindroma e zorrës së irrituar është një gjendje e zakonshm...
Hiperaktiviteti është një çrregullim që manifestohet me rr...
Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A e keni pyetur veten n...
Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve...
Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluk...
Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispa...
Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe uj...
Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshë...
Studimet sugjerojnë se gjumi i mjaftueshëm e cilësor është...
Patatet janë një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore ...
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, p...
Disa shkaqe të zakonshme të sinusitit përfshijnë: 1. ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...