Masat për sezonin veror/ Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për g...

Sindroma e zorrës së irrituar është një gjendje e zakonshme gastrointestinale që prek mijëra njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar simptoma të pakëndshme si dhimbje barku , fryrje , diarre dhe kapsllëk . Një nga udhëzimet bazë që mjekët u japin pacientëve sot lidhet me dietën, duke vënë në dukje ushqimet “mëkatare” dhe të ndaluara që nuk duhet t’i konsumoni në përditshmërinë tuaj. Më konkretisht, rekomandimi zyrtar dietik që pacientët me sindromë ndjekin për të menaxhuar simptomat e tyre deri më tani është një plan dietik i njohur si dieta FODMAP . Është një regjim i rreptë dietik, i cili përjashton disa karbohidrate, përfshirë glutenin dhe laktozën, që i kufizon jo pak pacientët, duke i privuar nga ushqimet e preferuara.
Megjithatë, të dhënat e reja shkencore mund të japin një zgjidhje për këtë problem të vështirë, pasi, sipas një studimi të ri, një ndryshim më i thjeshtë diete mund të jetë po aq efektiv. Në veçanti, gjetjet e hulumtimit, të publikuara në Nutrients, zbulojnë se reduktimi i marrjes së sheqernave dhe niseshtesë është po aq efektiv në përmirësimin e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar (IBS) sa dieta e rekomanduar gjerësisht FODMAP. Hulumtimi gjithashtu theksoi përfitime të tilla si humbja më e madhe e peshës dhe dëshirat e reduktuara për sheqer, duke ofruar një alternativë premtuese për menaxhimin e sindromës.
Hulumtimi u nxit nga një zbulim gjenetik, i cili tregoi se shumë pacientë kanë një variant që ndikon në aftësinë e tyre për të zbërthyer sheqernat dhe niseshtenë në zorrë. I udhëhequr nga Dr. Bodil Ohlsson, ekipi hulumtues së pari ekzaminoi efektet e një diete të reduktuar me niseshte dhe saharozë (SSRD) në një studim më të vogël që përfshinte 105 pacientë me sindromën e zorrës së irrituar. Gjatë 4 javëve, pjesëmarrësve iu kërkua të reduktonin ndjeshëm marrjen e sheqernave dhe niseshtës, duke shmangur, ndër të tjera, ushqimet e përpunuara dhe ushqimet me sheqer. Rezultatet treguan një reduktim të ndjeshëm të simptomave të sindromës , duke rritur shpresat për efektivitetin e kësaj qasjeje ushqyese.
Bazuar në këto prova, studimi i ri kërkoi të krahasonte drejtpërdrejt SSRD me dietën FODMAP. Në vitin 2022, 155 pacientëve me sindromën e zorrës së irrituar, të përzgjedhur rastësisht, iu kërkua të ndiqnin ose dietën SSRD ose FODMAP për 4 javë. Ndryshe nga udhëzimet strikte të FODMAP, të cilat kërkojnë respektim të rreptë të listës së ushqimeve të lejuara, SSRD lejonte më shumë fleksibilitet: pacientët mund të hanin një shumëllojshmëri ushqimesh, vetëm në sasi më të vogla, duke mbajtur gjithmonë një konsum të reduktuar të sheqernave dhe niseshtesë. Pavarësisht qasjeve të ndryshme, të dy dietat dhanë rezultate të ngjashme. Simptomat e sindromës u përmirësuan në 75-80% të pjesëmarrësve.
Ndërsa të dyja dietat ishin efektive në reduktimin e simptomave të sindromës, SSRD ofroi disa përfitime shtesë. Pjesëmarrësit që ndoqën këtë dietë përjetuan humbje më të madhe në peshë gjatë 4 javëve dhe raportuan një reduktim të ndjeshëm të dëshirave për sheqer. Sipas dr. Ohlsson, kjo është veçanërisht inkurajuese, pasi pacientët me sindromën e zorrës së irrituar priren të peshojnë mesatarisht më shumë se njerëzit e shëndetshëm.
Ndryshe nga dieta FODMAP, SSRD është gjithashtu shumë më e lehtë për t'u ndjekur.
Një zgjidhje më e thjeshtë për pacientët
Për të sëmurët, menaxhimi i simptomave përmes dietës mund të jetë i vështirë, veçanërisht me plane kufizuese siç është dieta FODMAP. Gjetjet e reja ofrojnë një opsion më të thjeshtë dhe më të zbatueshëm. Duke kufizuar sheqernat dhe niseshtenë, ata mund të përjetojnë të njëjtin lehtësim të simptomave duke shijuar përfitime shtesë si humbja e peshës dhe dëshirat e reduktuara – të gjitha pa kompleksitetin e një regjimi kufizues. “SSRD është e lehtë për t'u ndjekur. Mund të hani gjithçka, vetëm disa prej tyre në sasi më të vogël”, theksoi eksperti./ CNA
Hiperaktiviteti është një çrregullim që manifestohet me rr...
Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A e keni pyetur veten n...
Mushkëritë luajnë një rol kyç në rregullimin e funksioneve...
Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluk...
Fara Chia janë fara të vogla të zeza nga bima Salvia Hispa...
Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe uj...
Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshë...
Studimet sugjerojnë se gjumi i mjaftueshëm e cilësor është...
Patatet janë një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore ...
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë, p...
Disa shkaqe të zakonshme të sinusitit përfshijnë: 1. ...
Ndërprerja e vazhdueshme e duhanit lidhet me një rrezik të...
Sipas dietologes Eufmeni Karafyllidis, koha e gatimit të v...
Leukonika është emri mjekësor i shfaqjes së pikave apo vij...
Kafeja ofron disa përfitime shëndetësore dhe shpirtërore q...
Çaji i gjetheve të ftoit është pa dyshim një nga kurat më ...
Banania është një nga frutat më të njohura dhe më të konsu...
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në...
Të gjithë ekspertët e shëndetit tregojnë se ekziston n...
Gjatë muajve të dimrit kur temperaturat bien, shumë njerëz...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...