Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka dhënë dy lajme të mira për shqiptarët, në lidhje me pandeminë e COVID-19.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Alimehmeti thotë se evidencat po tregojnë se varianti Omicron dhe imuniteti në rritje po e dërgon COVID-19 në nivelin e gripit.
Një lajm tjetër i mirë sipas mjekut, është se fëmijët, adoleshentët dhe moshat e reja kanë pasur më pak shtrim nga COVID-19 se sa nga gripi, pavarësisht varianteve në qarkullim dhe pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo.
Statusi i plotë i Alimehmetit:
Për të menduar qartë kërkohet kurajo, jo inteligjencë.”
Cit.: Prof. Dr. Thomas Szasz (Profesor i Psikiatrisë)
Dy lajme të mira miqtë e mi!
Së pari, evidencat po tregojnë se varianti Omicron së bashku me imunitetin në rritje dhe përmirësimin e trajtimit ka filluar ta çojë COVID-19 në nivelin e gripit për sa i përket formave të rënda spitalore!
Së dyti, evidentohet sërish se fëmijët, adoleshentët dhe moshat e reja kanë pasur më pak shtrim nga COVID-19 se sa nga gripi, pavarësisht varianteve në qarkullim dhe pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo!

Në mënyrë të veçantë, për panevojshmërinë e vaksinimit të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve kam advokuar dhe nxjerrë evidenca gjatë të gjithë pandemisë dhe evidencat vazhdojnë dhe konfirmojnë të njëjtat gjetje.
Vaksinimi i fëmijëve, adoleshentëve dhe i të rinjve të shëndetshëm nuk ka qenë i nevojshëm, aq më keq nëse ka qenë i detyruar!
CDC e British Columbia dhe Universiteti i British Columbia kanë studiuar dhe prepublikuar shtrimet në spital të të gjithë popullatës së British Columbia (Kanada) prej 5.3 milionë banorësh nga:
COVID-19,
gripi pandemik (sezoni 2009-2010),
gripi i sezonit 2015-2016, i cili ka qenë më i rëndë për moshat e reja, dhe
gripi i sezonit 2016-2017, i cili ka qenë më i rëndë për moshat e vjetra.
Përpara vaksinimit dhe variantit Omicron (Figura 1: sezoni 2020-2021), sipas moshës:
0-4 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital më pak fëmijë se sa çdo lloj gripi në studim;
5-11 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital më pak fëmijë se sa çdo lloj gripi në studim;
12-17 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital më pak adoleshentë se sa çdo lloj gripi në studim;
18-29 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital më pak të rinj se sa gripi pandemik;
30-69 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital më shumë persona se sa çdo lloj gripi në studim;
70 vjeç, COVID-19 ka shtruar në spital statistikisht po aq persona sa edhe gripi i 2016-2017 që ka qenë më i rëndë për moshat e vjetra, dhe më shumë persona se sa gripi pandemik. (Kujdes: këtu mund të kenë luajtur rol masat dhe ndërgjegjësimi i moshave të vjetra për t’u mbrojtur nga infektimi.)
E dhënë dytësore mbi kohëqëndrimin në spital (Tabela 3):
Moshat 0-49 vjeç kanë pasur të njëjtën kohëqëndrimi në spital në krahasim me çdo lloj gripi.
Moshat ≥50 vjeç e kanë pasur kohëqëndrimin në spital nga COVID-19 më të gjatë se sa gripi.
Por pyetjet e mëdha janë:
A jemi kthyer në normalitet?
A ka shkuar problematika e COVID-19 në nivelin e gripit tashmë?
Me sa vërehet në Figurën 2 përgjigja është PO!

Pa asnjë diferencë moshore, shtrimet në spital nga COVID-19 në periudhën janar-shkurt 2022 janë nën nivelin e gripeve me të cilat është krahasuar!
Nga vjen kjo situatë tashmë e zbutur? Kemi të paktën 4 faktorë:
Mbizotërimi i variantit Omicron, që e kemi parë të jetë më i butë se sa variantet e tjera.
Imuniteti natyror, pasi shumica dërrmuese e popullatës tashmë ka kaluar të paktën një infeksion nga SARS-CoV-2.
Imuniteti artificial i ofruar nga vaksininimi i moshave të mëdha dhe i të sëmurëve.
Përmirësimi i njohjes së sëmundjes dhe i trajtimit të saj në fazat e hershme virale.
Kujdes kur interpretohet Figura 1.
Në atë periudhë është e vërtetë që personat kanë qenë të pavaksinuar, por kishte edhe masa të rrepta publike (shpesh të ekzagjeruara, sidomos në Kanada), që mund të ketë mbajtur numrin e shtrimeve më ulët te moshat e vjetra.
Por, siç tregon edhe Figura 1 edhe Figura 2, për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, COVID-19 nuk ka qenë kurrë një problem as në nivelin e gripit, as përpara vaksinimeve të panevojshme të moshave të reja dhe as kur qarkullonin variante më agresive se varianti Omikron.
Autorët përfundojnë se:
Te të rriturit, në kohën kur kishte më shumë kufizime dhe shumica ishin të pavaksinuar, shtrimet në spital nga COVID-19 ishin më të larta se sa gripi, por në kohën e Omicronit, kur shumica ishin të vaksinuar dhe kishte më pak masa në fuqi, niveli i shtrimeve spitalore ishte në nivel të krahasueshëm (të njëjtë).
Gripi ka pasur një impakt më të lartë se sa COVID-19 ndër moshat <18 vjeç, pavarësisht nga gjendja e vaksinimit apo nga varianti që ka qenë në qarkullim./ B.A. - CNA.al
A mund të ulet presioni i lartë i gjakut përmes ushtrimit ...
Agjencia Amerikane e Medikamenteve (FDA) ka dhënë leje urg...
Qendra e teknologjisë Shenzhen, qyteti port Dalian dhe met...
Sot, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FD...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Nëse zgjoheni vazhdimisht përafërsisht në të njëjtën o...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Kompania farmaceutike Moderna bëri të ditur në një deklara...
Tri doza vaksine janë të mjaftueshme për të pasur një ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organi më i gjerë në trupin tonë është lëkura. Ashtu s...
Veshkat janë jetike për shëndetin tonë. Ato filtrojnë ...
Sot, ka shumë mënyra apo produkte, që t’iu mbajnë apo ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Departamenti i Kardiologjisë në spitalin Hygeia është ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...